Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Flet kosovari që kultivon bimën e rrallë: çfarë përfiton xhepi dhe shëndeti nga asparagusi-shpargu

by te Sheshi
15/05/2017
in Intervista, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Flet kosovari që kultivon bimën e rrallë: çfarë përfiton xhepi dhe shëndeti nga asparagusi-shpargu
17
SHARES

Nga Shkëlzen Rrecaj

Nuk janë të pakët të rinjtë e Kosovës që po i kthehen tokës, duke e punuar atë për të përfituar sa munden këto kohë krizash. Ndër kulturat më të njohura të cilat i çojnë drejt të qënit fermer janë dredhëza, boronica dhe mjedra.

Ndërsa asparagusi apo shpargu, është një kulturë jo shumë e njohur për ne, por që e cila ka filluar që të kultivohet viteve të fundit dhe është shumë fitimprurëse.

Në Kosovë llogaritet të jenë mbjellë rreth 10 hektarë të me asparagus dhe përfitimet për fermerët janë mjaft të volitshme si për tregun vendor ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Asparagusi është një bimë ndoshta jo shumë e përdorur prej njerëzve, por vetitë ushqyese të tij janë mjaft të larta. Ai është i pasur me përbërës ushqyes dhe mjaft shërues dhe është i njohur si pastrues i organizmit.

Disa nga vitaminat më të pasura që posedon kjo bimë është A, B1, B2, B6, B9, C, K dhe E gjithashtu është e pasur edhe me mineralet si: kalcium, magnez, zink, selen, bakër, mangan, fosfor, hekur, fibra dhe proteina.

Përveç kësaj përmban edhe shumë krom, i cili e zvogëlon ndjenjën e urisë, me ç’rast u rekomandohet kryesisht femrave të cilat kanë probleme me peshën e tepërt.

Asparagusi stimulon largimin e toksinave, lehtëson urinimin, zvogëlon kolesterolin në gjak dhe shtypjen e gjakut, si dhe e përmirëson punën e zemrës.

Njëkohësisht, pasi që është i pasur me kalcium, e lehtëson humbjen e këtij minerali nga eshtrat. Përveç kësaj përmban edhe glutatin – një antioksidant i fuqishëm i cili e mbron organizmin nga radikalet e lira të cilat e përshpejtojnë plakjen.

Alkend Tahirsyla, jështë nga të parët që ka filluar ta kultivojë asparagusin. Ai madje edhe është njohës i mirë i kësaj bime.

Në një bisedë për tesheshi.com, Alkendi na njeh rreth kësaj bime profitabile edhe mjaft e shëndetshme.

“Asparagusi është bimë barishtore (shumëvjeçare), e cila bënë pjesë në familjen Liliace ose zambakore. Për herë të parë është gjendur në Egjipt, Siri dhe Spanjë. Me këtë kulturë kemi filluar të merremi pas një thirrje për aplikim për grante nga USAID-. Aty fillimisht kemi rënë në kontakt me asparagusin dhe po vazhdojmë të zgjerohemi çdo ditë e më shumë”, u shpreh Alkendi.

“Në Kosovë, asparagusi nuk është kultivuar para vitit 2012. Në këtë vit janë bërë mbjelljet e para e për fat të keq shumica e atyre sipërfaqeve të mbjella kanë dështuar për shumë shkaqe. Kosova ka klimë të përshtatshme për kultivimin e asparagusit. Klima optimale për kultivimin e kësaj kulture është kur temperaturat e ajrit janë 23 gradë, ndërsa temperaturat e dheut 16 gradë”, thotë Tahirsylaj.

Cila është koha më e mirë e kultivimit të asparagusit?

Agronomi AlkendTahirsylaj tregon se koha më e mirë për mbjelljen e asparagusit është muaji korrik. Farat për prodhimin e fidanëve duhet të mbillen në muajit shkurt-mars.

Si mbillet shpargu?

Njohësi i kësaj kulture, Alkendi tregon se aspragusi mbillet në tri mënyra: me farë, me fidane dhe më rrënjë. Të gjitha mënyrat e mbjelljes janë frytdhënëse, përzgjedhjen duhet ta bëjë fermeri i cili dëshiron të kultivojë asparagusin.

Ai thekson se asparagusi mbillet një herë dhe për shumë vite vetëm duhet të punohet në të, pasi është bimë shumëvjeçare.”

Shumë kultura bujqësore rendimentet e para i sjellin që në vitin e parë të prodhimit, por një gjë që e karakterizon shpargun është se kjo kulturë kërkon durim pasi që fillon prodhimin në vitin e tretë pas mbjelljes.

“Për marrjen e rendimenteve të para nga asparagusi duhet të pritet viti i tretë pas mbjelljes. Është kulturë e cila kërkon shumë durueshmëri”, theksoi agronomi Tahirsylaj.

“Korrja e asparagut fillon diku nga fundi i muajit mars, varësisht nga kushtet klimatike të cilat mbizotërojnë”, shton ai.

Si çdo kulturë bujqësore që kërkon kujdes të veçantë, edhe asparagusi po ashtu kërkon kujdes e sidomos para mbjelljes.

“Ka nevojë për shumë kujdes, sidomos në vitet e para të mbjelljes kur mund të sulmohet nga çdo sëmundje dhe dëmtues të cilat janë të njohura për sulmin ndaj asparagusit, siç janë fuzariozat. Shaprgu kërkon shumë punë dhe durim, jo vetëm në sezonin prodhues por edhe në pjesën tjetër të vitit.  Në sipërfaqet me asparagus duhet të punohet edhe kur temperaturat janë 0 gradë.”

Për ta mbjellë shpargun duhet gjetur edhe toka e përshtatshme, e për këtë Kosova ka tokë boll.

“Tokat e përshtatshme për kultivimin e asparagusit janë tokat ranore me pH 6.4 deri 7.5, këto toka nuk duhet të jenë ujëmbajtëse dhe duhet të kenë ekspozim të mirë nga dielli.”

Bora dhe ngricat e prillit kanë dëmtuar shumë kultura bujqësore, nga kjo nuk ka shpëtuar pa u prekur edhe kjo bimë dhe që rendimentet nuk pritën të jenë ashtu siç janë menduar kur është mbjellë.

“Duke pas parasysh ngricat e vona pranverore të cilat kanë mbizotëruar këtë vit dhe të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë kultura bujqësore, edhe në kulturën e asparagusit pritet që rendimenti të sillet nga 2 deri në 3 ton për hektar.”

Alkendi ka ditë që ka dalë në treg me prodhimin e tij, duke qenë i kënqur me shitjen dhe pret që për këtë vit fitimi të jetë knaqshëm.

Ai është i kënaqur me kultivimin e kësaj kulture, duke filluar edhe ta zgjerojë dhe më shumë mbjelljen.

“Jemi të kënaqur por e dimë që mundemi të bëjmë edhe më mirë dhe jemi duke punuar në atë drejtim, këtë vit do ta zgjerojmë sipërfaqen prodhuese edhe për 50 ari. Jemi në përgatitje të fidanëve dhe mbjelljen do ta bëjmë në muajin korrik”, u shpreh Alkendi. /tesheshi.com

Related Posts

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
Nadal i papërmbajtshëm, suksesi në Madrid Open e ngjit në vend të katërt në renditjen botërore (foto)

Nadal i papërmbajtshëm, suksesi në Madrid Open e ngjit në vend të katërt në renditjen botërore (foto)

Qeveria e Kosovës ndan 4.9 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme, Mustafa: procesi të kalojë pa pengesë

Qeveria e Kosovës ndan 4.9 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme, Mustafa: procesi të kalojë pa pengesë

Hoyt Yee nis misionin e vështirë të Tiranës: ja ç’pritet të ndodhë po nuk u arrit kompromisi

Hoyt Yee nis misionin e vështirë të Tiranës: ja ç’pritet të ndodhë po nuk u arrit kompromisi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni