Ka qenë telefoni ai që e ka shpëtuar një grua në masakrën e Mançesterit. Bomba e pregatitur nga kamikazi nuk ishte një bombë si gjithë të tjerat, por e punuar me gozhdë dhe mjete të tjera metalike, të cilat shkaktonin plagosjen e rëndë të të dëmtuarve.
Ka qenë iPhone i saj ai që ka mundur të ndalojë gozhdën që të depërtonte tej përtej në trupin e 45-vjeçares Lisa Bridgett, e cila sapo kishte dalë nga koncerti i Ariana Grandes.
Ajo ka thënë për mediat në Britaninë e Madhe se ishte duke folur në telefon, në momentin që gozhda preku celularin e saj dhe si pasojë vetëm një nga gishtat iu dëmtua, duke mbrojtur kështu gjithë pjesën tjetër të fytyrës./tesheshi.com/