Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, e cila edhe në seancën e sotme hodhi gaz lotësjellës në Kuvend nga ulësja e saj, ka thënë se nuk e konsideron vepër penale veprimin që ka bërë.
“Vepër penale është shitja e Kosovës. Ne kemi forcën e argumentit. Për asnjë moment nuk do të ndalem. Sepse në momentin që jam betuar si deputete kam thënë se do të mbroj interesat e qytetarëve. Sot interesat e tyre po rrezikohen nga dy vendimet e dëmshme të Qeverisë. Prandaj, do të vazhdojmë të rezistojmë deri në tërheqjen e këtyre marrëveshjeve”, ka thënë Donika para mediave, derisa nuk është përgjigjur se ku e ka marrë gazin lotësjellës dhe nëse e ka futuar sot apo ditët e kaluara. /tesheshi.com/