“Unë nuk shkoj në asnjë protestë”, ka deklaruar eurodeputeti Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
Ai ka dhënë mesazhin së fundi se me Bashën do takohet vetëm në zyrën e tij dhe jo në çadrën e protestës.
Takimi mes të dyve është parashikuar në orët ë mbrëmjes. Sapo mbërriti në kryeqytetin shqiptar, Fleckenstein tha se do bisedonte me kreun demokrat, por jo të negociojë me të lidhur me protestën apo kërkesat e saj. Diplomati i Brukselit potencoi se vendi për të dialoguar është vetëm Parlamenti.
Pika më e dobët e protestës së demokratëve është pikërisht përkrahja ndërkombëtare. Basha deklaron herëpashere brenda çadrës se ekzston një “përkrahjee fuqishme”. /tesheshi.com/