Në një prononcim për ABC News, Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein ka vlerësuar protestat studentore si një fenomen pozitiv në funksion të ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare.
“Protestat e studentëve janë në radhë të parë një shenjë e mirë, sepse tregojnë që shoqëria civile në Shqipëri po evoluon, si dhe forcojnë vizibilitetin e shoqërisë shqiptare”, tha Fleckenstein.
Por nga ana tjetër ai ka vlerësuar dhe reagimin e qeverisë, duke i mëshuar rrugës drejt dialogut dhe nevojës për të.
“Qeveria po i merr seriozisht pretendimet e studentëve dhe shpresoj që së shpejti të ketë një dialog të vërtetë mes studentëve dhe qeverisë”, u shpreh diplomati gjerman. /tesheshi.com/