Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Flasin analistët: Çfarë duhet të ndodhë me partinë e ish-presidentit Rugova, Kuvendin e afërt të LDK-së

by te Sheshi
18/04/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Flasin analistët: Çfarë duhet të ndodhë me partinë e ish-presidentit Rugova, Kuvendin e afërt të LDK-së

Nga Donat Maloku

Partia e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), gjendet para një sprove të madhe. Në fund të muajit maj, kjo parti pritet të mbajë Kuvendin e partisë, në të cilin do të zgjidhet kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm.

Në këtë subjekt politik, edhe pse nuk pranohet nga udhëheqësia, ka telashe jo të vogla. Tashmë dihet se ekzistojnë dy grupe me mendime të ndryshme: njëri që mbështet kreun Isa Mustafa dhe grupi tjetër i përbërë nga deputetët Vjosa Osmani, Arben Gashi, Armend Zemaj, të cilët nuk ia dhanë votën Mustafës në kohën kur u zgjodh në postin e kryeministrit, pasi ishin kategorik kundër formimit të koalcionit qeverisës me Partinë Demokratike të Hashim Thaçit.

Duke parë edhe pakënaqësitë në disa degë, sidomos në atë të Gjakovës, padyshim mund të konkludohet se gara për të parin e LDK-së pritet të jetë shumë e fortë dhe tensionet brenda kësaj partie vetëm sa mund të rriten.
Përveç Isa Mustafës, në garë për të parin e LDK-së pritet të garojnë edhe ish-kreu i këtij subjekti, Fatmir Sejdiu, si dhe deputetja Vjosa Osmani.

Nuk përjashtohet  edhe mundësia që në garë të futen edhe Donika Gërvalla, vajza e Jusuf Gërvallës, si dhe Lutfi Haziri e Agim Veliu.

‘Zgjedhjet në LDK përcaktojnë fatin e Kosovës’

Analistët thonë se LDK-së i duhen ndryshime duke filluar nga kreu në mënyrë që kjo parti të formatohet tërësisht. Ata thonë se Isa Mustafa nuk duhet të mbetet kryetar i LDK-së, por duhet të ketë ndryshime të mëdha në udhëheqjen e kësaj partie.

11146213_765071493599662_6885074183377878848_n

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka thënë për portalin ‘tesheshi’, se zgjedhjet e tanishme në LDK përcaktojnë fatin e Kosovës më shumë se kurrënjëherë më parë. “Nëse mbetet Isa Mustafa apo zgjidhet ndonjë kandidat që poashtu është ‘njeri i PDK-së, atëherë LDK merr fund dhe fati i Kosovës është i zymtë. Nëse kryetar i LDK-së zgjidhet  ndonjë aktivist i linjës rugoviane, atëherë ka shpresë për LDK-në dhe për Kosovën”, ka deklaruar Spahiu.

Politologu Albinot Maloku ka thënë për portalin ‘tesheshi’, se Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë këtij procesi zgjedhor brenda saj, e ka më shumë se kurrë të obliguar të tregojë pjekuri politike dhe zgjedhjet të jenë të lira e konkurente. Ai e sheh të nevojshme formatimin e plotë të LDK-së, si në aspektin konceptual politik, e më së shumti në atë kadrovik.

10570414_765071966932948_3170525122596945127_n

“Konform kësaj, LDK me këtë lidership që ka, me këtë mendësi politike që ia ka ofruar qytetarit, ka qenë më e dobëta që ka pas ndonjë herë ky subjekt politik. LDK aktuale ka shumë nevojë për një LDK të re.  Kreu aktual i LDK-së nuk është dashur të mendoj për ri-kandidim gjatë këtij procesi zgjedhor. E ripërsëris: Isa Mustafa as edhe një pozicion të tij, qoftë në parti e qoftë në institucione shtetërore të Kosovës, nuk e ka fituar si pasojë e arritjeve të tij, por kryekëput duke ju falenderuar konstelacioneve e situatave politike në të cilat është ndodhur”, është shprehur Maloku.
Ai mendon se brenda procesit zgjedhor i cili do të mbahet në LDK, do të duhej të kishte kandidatë të tjerë për t`u zgjedhur.
“Jam fort i bindur që LDK si subjekt politik me përvojen më të gjatë në skenën politike të vendit, brenda saj ka shumë figura që do të mund të ishin kandidatë të aftë për ta drejtuar partinë. Mendoj që befasia premtuese për ndryshim brenda LDK-së do të mund të ishte kandidimi i ndonjë femre, e në këtë rast Vjosa Osmani, e cila  do të mund të përfaqësonte befasinë premtuese. Gjithsesi, ka edhe emra tjerë të burrave e grave që janë dëshmuar si të zotë për të drejtuar shumë procese të ndodhura brenda LDK-së, por edhe jashtë saj. Se kush do të mund të ishin kandidatët, këtë e di më mirë anëtarësia dhe zgjedhësit në LDK-së, por që rekomandimi vazhdon të jetë i bazuar tek nevoja e LDK-së për një LDK të re”, është shprehur analisti Maloku.
11173348_765071470266331_8801151868311377248_n

Njohësi i rrethanave politike Blerim Burjani mendon se LDK ballafaqohet me një krizë, sa e ka të nevojshme një lider politik i cili do të udhëheqë në mënyrë të balancuar këtë subjekt  politik. Burjani, në garë për kreun e partisë sheh si kandidat edhe ish-kryetarin Fatmir Sejdiu dhe Lutfi Hazirin, aktualisht kryetar i Gjilanit.
Duke folur, për zgjedhjet në parti ai mendon se pritet  të jetë një kuvend dramatik nëse vazhdohen pakënaqësitë e njerëzve nëpër degë të këtij subjekti politik.

“Çka pret votuesi i LDK-së ? Ai pret me pas një proces normal zgjedhor, pa fyerje dhe një kuvend i cili nuk do të jetë si ai i ka karrigeve, por një kuvend dinjitoz. Kundërshtarët politikë dhe favoritët tjerë të mundshëm në garën për lider të LDK –së janë apo mund të jenë Fatmir Sejdiu apo Lutfi Haziri; ka edhe tjerë që kanë  dëshirë për të marrë këtë post, por nuk kanë kapacitete as minimale për të udhëhequr një subjekt politik të tillë të madh çfarë është LDK-ja”, ka pohuar Burjani.

Ndryshe, edhe vetë deputetë të LDK-së haptazi kanë thënë se partia e tyre ka nevojë për gjenerata të reja dhe shpresë të re.

Ka qenë deputeti Arben Gashi i cili ka shprehur një mendim të tillë, duke dalur kështu haptazi kundër mundësisë që Mustafa të udhëheq edhe një mandate me partinë.

Kurse, lidhur me atë se a pritet të ketë një garë të fortë për të parin e LDK-së, Gashi ka deklaruar se nuk mund të paragjykonte se çfarë do të ndodhë në Kuvendin e ardhshëm. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Prishet fusha, sharrohen shtyllat dhe çrrënjosen stolet: Shkatërrohet stadiumi i Vareses

Prishet fusha, sharrohen shtyllat dhe çrrënjosen stolet: Shkatërrohet stadiumi i Vareses

CAS: Vendimi për Serbi – Shqipëri përpara 13 Qershorit

CAS: Vendimi për Serbi – Shqipëri përpara 13 Qershorit

I vijnë mendtë Instagram-it? Rregulla të reja për fotot

I vijnë mendtë Instagram-it? Rregulla të reja për fotot

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni