Paralelel me largimin e Bashës si kryetar i PD-së në një referendum thirrur nga linja Berisha, ky i fundit u shkarkua në Kuvendin e linjës Basha, që është ajo zyrtare në PD.
Kanë qenë 5004 delegatët në Pallatin e Kongreseve, të cilët votuan q ëish-lideri historik të mos mbajë më asnjë funksion të parti.
Gjithashtu, në statut është votuar futja e një pike të re që parashikon se çdo person i shpallur “non grata” duhet të përjashtohet nga çdo funksion në PD.
Kryetari i Komisionit për punimet e Kuvendit, Jemin Gjana, lexoi tre ndryshime që janë propozuart dhe ato janë miratuar me shumicë votash “pro”. Në to përfshihet dhe ajo që marrëdhënia e ngushtë PD-SHBA është e paprekshme. /tesheshi.com/