Me pak fjalë, ish-kryeministri i luftës së Kosovës, njëherësh me nënshtetësi kosovare, Pandeli Majko, ka shprehur impresionet e tij pas një vizite në Hagë, së bashku me ish-presidentë shqiptarë, por jo Berisha mes tyre, ku takuan ish-krerët e UÇK-së.
“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm.
Për tju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UCK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij”, shkruan Majko.
Politikani i njohur socialist njihet për afeksionin e tij ndaj Kosovës, luftës së saj dhe vetë UÇK-së. /tesheshi.com/