Edhe pse partitë politike gjatë fushatës zgjedhore po bëjnë premtime edhe për përkujdesje ndaj personave me nevoja të veçanta, është vetëm një parti që me të vërtetë po u jep hapësirë atyre.
Është FJALA e Gëzim Kelmendit që në mesin e 110 kandidatëve për deputetë gjenden edhe tre persona me aftësi të kufizuara.
Kelmendi në prezantimin që u bëri tetë kandidatëve nga Prizreni, në shadërvanin e këtij qyteti, deklaroi se në partinë e tij të gjithë kandidatët janë të shkolluar e njerëz të ndershëm që duan ta ndryshojnë vendin.
Tutje ai tha se ai bashkë me subjektin e tij partiak nuk kanë dal të bëjnë premtime siç po mashtrojnë të tjerët por sipas tij ata vetëm do të tregojnë se kush do i përfaqësojë ata.
Më pas Kelmendi me deputetë dolën për të ndarë fletushkat me emrat e kandidatëve nga ana e Prizrentit në dyqane e rrugë.