Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fitorja me Uellsin, kohë për reflektim për Panuçin

by te Sheshi
21/11/2018
in Kryesore, Sport
Reading Time: 5 mins read
A A
Fitorja me Uellsin, kohë për reflektim për Panuçin

Christian Panucci, tekniku 45-vjeçar italian, ka lënë mbrapa ditë të ankthshme në stolin e kombëtares shqiptare. Një fitore minimale në miqësoren ndaj Uellsit i ka hequr presionin e tmerrshëm të krijuar pas humbjes së thellë me Skocinë në Shkodër për Ligën e Kombeve.

Panuçi ka patur fat në “Elbasan Arena”, ka patur në krah dhe dashamirësinë e gjyqtarit të ndeshjes, duke gjetur një fitore shpëtuese, sado e vuajtur që ka qenë ajo. Ish-mbrojtësi fantastik i ca prej skuadrave më të mira të Europës ka shpëtuar vendin e punës, ka rigjetur një buzëqeshje të sforcuar, dhe ka tani kohë për të reflektuar.

Nuk ka qenë sidoqoftë rastësi kjo fitore 1-0 mbrëmjen e së martës. Dielli është shfaqur për kuqezinjtë në një ditë me shi pasi Panuçi ka vendosur të bëjë prapakthehu, të mos guxojë, por të luajë me një skemë që i ka dhënë sukses kombëtares shqiptare. Ka hedhur në fushë emrat e gardës së vjetër, aq sa e ka patur të mundur, dhe këta të fundit kanë bërë ç’është e mundur për të shpëtuar nderin e tyre dhe të teknikut italian.

Ka vuajtur veçanërisht shumë Panuçi përgjatë një periudhe disamujore, që nga shtatori, kur humbi në Skoci. Një tjetër humbje në Izrael, pavarësisht lojës mjaft të mirë, dhe katastrofa ndaj Skocisë katër ditë më parë e sollën Panuçin në zgrip të dështimit. Kritikat erdhën nga të gjitha drejtimet, gazetarët sportivë morën kurajën për ta goditur haptas dhe me një gjuhë të pakujdesshme. Liga e Kombeve kishte rezultuar një dështim i vërtetë! Bashkë me Panuçin po goditej fort dhe Mërgim Mavraj, një profesionist i shkëlqyer, por jo në një moment të mirë në karrierë. Një gabim njerëzor në ndeshjen ndaj Skocisë, një veprim nga gjaknxehtësia, një karton i kuq, dhe për Mavrajn kishte nisur stuhia. As kërkimi falje prej tij nuk i ndali sulmet, të çdo lloji, që nga ato vërtet sportive e gjer te ato me tjetër prapavijë, por të veshura me petkun sportiv.

Por a janë rezultatet e Panuçit rrjedhojë vetëm e papërvojës së tij në këtë pjesë të dytë të karrierës së tij në futboll, si një trajner, apo fatin e ka të lidhur dhe me faktorë të tjerë?

Tekniku i ri italian e mori kombëtaren e Shqipërisë në një moment kur kishte nisur rënia pas Europianit të 2016-s, edhe pse vinte nga një fitore e thellë në Izrael. Mori një përfaqësuese që kishte arritur majën e historisë së vet, e tani, e kapitur nga një tension dhe përqendrim i gjatë, kishte nisur të lëshonte terren. A nuk ngjet kështu përgjithësisht me skuadra relativisht të “vogla”, pa shumë merita, pra, që arrijnë kulme të pamenduara, e më pas rrëshqasin në tatëpjetë? Dy janë shembuj për këtë, nga dy përfaqësuese të një hapësire të afërt. A nuk e pësoi kombëtarja greke nga ajo shqiptare menjëherë pas triumfit në Kampionatin Europian të 2004-s, e që atëherë e ka patur të vështirë të mëkëmbet si duhet? A nuk po vuan kombëtarja turke pas disa sukseseve të dekadës së shkuar, aq sa nuk po mundet të kualifikohet për në turnetë kryesorë edhe pse ka patur e ka lojtarë që luajnë në skuadra të mirënjohura, edhe të Europës?

Kyç në suksesin e kualifikimit të Shqipërisë për herë të parë në një Europian ishte kohezioni i skuadrës, i arritur plotësisht pas incidentit të Beogradit, një përvojë e hidhur që mund të kishte patur dhe përfundim tragjik. Skuadra u mbështoll me frymën patriotike, për më tepër që kishte brenda saj lojtarë kosovarë, përcaktues në dhënien e një karakteri luftarak lojës. Veç kësaj, ishte kombëtarja e vetme shqiptare, jo si sot, kur është dhe ajo e Kosovës, dhe e tërë vëmendja qe e përqendruar në të, e tërë mbështetja qe e dhënë për të.

Kombëtarja e Shqipërisë vuan ende, dhe do ta vuajë për shumë kohë, largimin e një kapiteni si Lorik Cana. Lojtarë të tillë janë mjaft përcaktues në lojën e një skuadre, dhe kur largohen lënë një gropë që mbushet me shumë vështirësi dhe pas shumë kohësh.

Megjithëse De Biazi pati sukses, ai nuk arriti të gjejë një lojtar me karakteristikat e Skelës, i larguar shumë vite më parë. Kjo lloj mungese e bën lojën fragmentare, pa ide të vazhdueshme, jo të zhdërvjellët, të lënë rastësisë. Nëse De Biazi e pati një problem të tillë, për Panuçin është bërë akoma më e vështirë. Shterpësia e mendimit në lojë vjen nga mosprania e një lojtari me vizion, që të organizojë mesfushën dhe të shpërndajë topa vertikalë.

Ekipit të Panuçit i mungojnë depërtimet e Lenjanit dhe të Roshit në krah, i mungon Agolli, ekspert i krahut të majtë prej në mbrojtje e gjer në sulm, me krosime të jashtëzakonshme, i mungon Kukeli, gati i padukshëm, por vendimtar për ekuilibrin e lojës, i mungon Abrashi, i mungojnë plotësisht Sadiku dhe Cikalleshi. Të gjithë këta kanë qenë përcaktues në suksesin e De Biazit. Ndërkaq, Mavraj dhe Hysaj nuk janë në ditët e tyre më të mira, Ajeti është zhdukur krejt, Lila nuk aktivizohet rregullisht.

Me hijen e De Biazit që e përndjek në çdo hap, Panuçi ka guxuar t’i bëjë gjërat ndryshe, për t’i dhënë pamje të re skuadrës. I dha bindje për një lojë më sulmuese fitorja ndaj Turqisë në miqësoren e një viti më parë, por kapacitetet e limituara, aftësitë jo të mjaftueshme të lojtarëve, e kanë lënë në baltë. Përfaqësuesja ka humbur ekuilibrin e domosdoshëm duke parë shumë më tepër nga sulmi, pa ia dalë as në sulm e as në mbrojtje. Kur Panuçi u detyrua të kthehej në miqësoren ndaj Uellsit në taktikën e paraardhësit, rezultati pozitiv qe i menjëhershëm.

Panuçi duhet të ketë nxjerrë mësime nga fitorja e së martës në miqësore, e duhet të vazhdojë të nxjerrë në muajt në vazhdim, nëse kërkon të qëndrojë në detyrë e të mos largohet si dështak. Fajtor nuk është gjithsesi vetëm ai. Po qe se një pjesë e lojtarëve të përmendur më sipër do të rigjejnë formën sportive dhe do të rinisin të aktivizohen në klubet e tyre, kjo do t’i jepte një ndihmë të mirë Panuçit për të mos patur kokëçarje në përpilimin e formacionit, për të mos eksperimentuar pa fund. Shihni sa e domosdoshme është prania e Bashës, e si skuadra fiton shumë më tepër siguri me të.

Panuçi ka patur fatin me vete ndaj Uellsit. Duhet të dijë të mos ta lëshojë atë. E ka në dorë të mos dështojë, mjafton të kuptojë se duhet të jetë më pragmatik, si bashkëkombasi i tij, se aventurat nuk vlejnë, se kjo kombëtare nuk ka këllqe për to, e se i duhet edhe ndihma e një pjese të mirë të lojtarëve të suksesit të De Biazit, shumë prej të cilëve kanë gjer më tani një sezon aspak të mirë. /tesheshi.com/        

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Çavusoglu me Pompeon: edhe S-400 rus, edhe F-35 amerikan

Çavusoglu me Pompeon: edhe S-400 rus, edhe F-35 amerikan

Nëntë fakte që duhet të dini rreth ushqimit që po konsumoni

Nëntë fakte që duhet të dini rreth ushqimit që po konsumoni

500 mijë dollarë udhëtime nëpër botë, dorëhiqet shefi i ekologjisë së OKB-së

500 mijë dollarë udhëtime nëpër botë, dorëhiqet shefi i ekologjisë së OKB-së

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni