Kryeministri britanik Boris Johnson tha se fitorja e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare i dha atij një “mandat të fuqishëm” për Brexit.
Konservatorët e Johnson fituan 365 vende në parlament, Laburistët 203, Partia Kombëtare Skoceze (SNP) 48, dhe Demokratët Liberalë 11 mandate, pasi u njoftuan rezultatet përfundimtare në të 650 zonat elektorale.
Qeverisë i është dhënë një “mandat i fuqishëm për të zbatuar Brexit”, tha Johnson pasi fitoi përsëri elektoratin e tij në Londrën perëndimore.
Një zgjedhje “historike” do t’i lejojë qeverisë “të respektojë vullnetin demokratik të popullit”, tha Johnson.
Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian deri më 31 janar, tha Johnson pas një fitore bindëse zgjedhore.
“Ne do ta përfundojmë Brexit në kohë, deri më 31 janar.
Ai premtoi se do të punojë “ditë e natë” për të shlyer besimin e votuesve pas asaj që ai tha ishte një fitore historike.
Në fjalimin fitues, Johnson përdori frazat “ne kemi sukses” dhe “një agim i ri për vendin”, të cilat u përdorën gjithashtu nga Tony Blair kur erdhi në pushtet në 1997, veçon BBC.
Kryeministri britanik tha se qeveria e tij duhet të përfaqësojë “çdo cep” të Britanisë. /tesheshi.com/