Besnik Mustafaj, komentuesi i vetëm i deritanishëm i rezultatit të zgjedhjeve nga fronti i opozitës, edhe asaj mediatike, ka hedhur insinuata se rezultati i thellë për PS-në, ka brenda dhe shkaqe që vijnë nga kanabisi.
Një konsideratë të ngjashme dha dhe Ylli Manjani, një eksponent i LSI-së dhe armik politik i Ramës, sapo nisën të dalin rezultatet e para, ku shihej qartë fitorja e PS-së.
“Kanabisi” pra pritet të jetë alibi e humbjes, si nga PD ashtu dhe nga LSI, ndonëse Rama, me lëvizjet politike të bëra së fundi, me pikënisje paktin me Bashën, ka mundur t’ja heq opozitës “kanabisin” si armë.
Më tej, Mustafaj e ka quajtur Ramën një qeveritar të keq, arrogant dhe plot vese, duke e quajtur fatkeqësi marrjen e kaq shumë pushteti prej tij. Por sipas ish-zyrtarit demokrat, kjo mund t’i kthehet kundër një ditë. /tesheshi.com/