Xherdan Shaqiri ka qenë fytyra e fitores së radhës së Liverpool, një ansambël i shkëlqyer krijuar nga Klopp, që ofron spektakël dhe rezultat.
Kështu, me një fitore të pastër 3-0 ndaj Sauthempton, Liverpool vijon rrugëtimin pa u ndalur në ndjekje të Sity-t. Por Shaqiri ka qenë simboli i kësaj fitoreje, duke mundësuar dy golat, gjithsesi pa qenë autor i drejtpëdrejtë.
Në të tretin, pas një goditjeje standarte fantastike, ka qenë këmba e Salah që ka plotësuar mangësinë e përplasjes së topit në traversë. /tesheshi.com/
Golat mund t’i ndiqni në këtë link: https://youtu.be/aeq9f9sVhmE