Me një foto dhe pa asnjë fjalë – veç asaj “mkrëmëngjes” – ka qenë përshëndetja e kryeministrit Rama për Fiter Bajram. Urimi “Gëzuar Bajramin”, ka qenë i integruar në foton e kupolës dhe katër majëminareve të Xhamisë së Madhe ende në ndërtim.
Eshtë kjo një xhami që Rama kurrë nuk do e kishte dashur, kjo sa i përket modelit arkitekturor, pasi vetë ai, në vitin 2010, nëpërmjet një konkursi me 100 studiot me prestigjoze të botës, organizoi një garë me me projektin e një xhamie në Tiranë, e cila do ishte me stil arkitekturor tërësisht modern. Fitoi projekti i studios BIG nga Danimarka, por që disa zhvillime politike e bënë të pamundur realizimin.
Xhamia që po ndërtohet te Namazgjaja, produkt nga fundpushteti i Berishës, arriti të jetësohet në kohë, ku pasardhësi i tij, Rama, ndëhyri vetëm në anullimin e një kompleksi ndërtimesh afër saj. Për këtë rast, ai la shprehen: “Kishim disa pallate me xhami, do kemi një xhami pa pallate”. /tesheshi.com/