Besimtarët muslimanë janë uruar për Fiter Bajram dhe nga Kardinali Ernest Troshan Simoni.
“Është dita për të treguar dashurinë për Zotin.
Ju vëllezër myslimanë të Shqipërisë kudo që janë ju uroj shëndet, mirëqenie, dashuri, të jeni të bashkuar. Fiter Bajrami është dita e kushtrimit.
I madhi Zot do iu japë të gjithë atyre që e mbajnë, e duan, e ndihmojnë popullin, paqe, begati e shëndet të gjithë atyre që e duan”, tha kardinali përmes një videoje. /tesheshi.com/