Kryeministrja finlandeze Sanna Marin, aktualisht një me moshën më të re në botë në këtë post, në një mesazh të Vitit të Ri, u tha qytetarëve se forca e Finlandës qëndron te “njerëzit e saj dhe dijen e tyre”, duke përmendur se arsimi luan një rol kryesor në suksesin e këtij vendi skandinav.
Ajo kujtoi se vendimet e qeverisë, të cilat hynë në fuqi më 1 janar, rritën të ardhurat e rreth 70 përqind të finlandezëve.
“Fuqia e shoqërisë dhe e shtetit nuk matet me pasurinë e njerëzve të saj më të pasur, por me atë se sa më të pamundurit janë në gjendje të përballojnë sfidat dhe problemet”, tha Marin.
Ajo gjithashtu theksoi se është shumë e rëndësishme që shteti të sigurojë kushte që çdo qytetar të jetojë me dinjitet dhe me standarte.
“Kjo është arsyeja pse ne gjithmonë duhet të pyesim veten në punën tonë nëse të gjithë në shoqëri kanë mundësinë për të jetuar një jetë me dinjitet”, shtoi kryeministrja 34-vjeçare. /tesheshi.com/