BE-ja po planifikon të bllokojë kufinjtë midis Greqisë dhe Maqedonisë për ta ndaluar rrjedhën e mëtutjeshme të refugjatëve ndaj vendeve të Bashkimit Evropian, shkruan gazeta “Financial Times”.
Qëllimi i liderëve evropian sipas këtij burim është që pasi të mbyllet kufiri, pushtetarët në Athinë të detyrohen për t`i mbrojtur kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.
Për momentin nuk ka informacione se si do të realizohej një operacion i tillë, por prej më herët po paralajmërohet për përforcimin e kontrollit të këtij kufiri, jo vetëm nga forcat kufitare të dy vendeve, por edhe me forcat policore nga vendet e BE-së.
Sipas këtyre informacioneve, nuk përjashtohet mundësia që në kufirin greko-maqedon të vendosen gardhe shtesë prej hekuri. /tesheshi.com/