Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Filo-europianët: ndoshta të lumtur për Francën, por shtohet shqetësimi nga Polonia

by te Sheshi
06/05/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Filo-europianët: ndoshta të lumtur për Francën, por shtohet shqetësimi nga Polonia

Ndërsa pritet rezultati i balotazhit të zgjedhjeve presidenciale në Francë, filo-europianët kanë arsye për të qenë të lumtur: sondazhet tregojnë se kandidati pro-BE, Macron do të fitojë, pas rreshtimit të të gjithëve kundër Le Pen. Por, përkundër kësaj lindja jo-liberale e Europës paraqet shqetësimin e radhës: në Poloni, nacionalizmi populist jo vetëm është gjallë, por po ia del shumë mirë këto ditë.

Një artikull gjysmë-reportazh në “The Economist”, nis me përshkrimin e qytetit Siemiatycze që ndodhet në kufirin me Bjellorusinë. Ky qytet i vogël në Poloninë lindore përbën takimin e parë të vizitorëve me Bashkimin Europian. Siemiatycze shkëlqen me kopshte e çerdhe të mirëmbajtura dhe një qendër të re sportive, falë fondeve të BE-së që kanë përmbytur rajonin që kur Polonia u bë anëtare në vitin 2004. Remitancat nga mijëra emigrantë në Belgjikë janë përkthyer në shtëpi të këndshme dhe biznesnet varen nga ata që kthehen në qytet për pushime:  sipas kryebashkiakut Siniakowicz, qyteti mban 50 parukeri. Jo keq për një qytet me vetëm 15 mijë banorë.

Megjithatë, pavarësisht të gjithë këtyre, partia nacionalisto-konservatore Ligj dhe Drejtësi mori 38 për qind të votave këtu në vitin 2015. Rezultate të ngjashme në të gjithë vendin bënë që partia të merrte pushtetin, duke krijuar shumicën në parlament. Që nga ajo kohë, Ligj dhe Drejtësi duket e vendosur të çmontojë sistemin e kontrollit të institucioneve në Poloni, duke alarmuar liberalët polakë e duke kapur në befasi pjesën tjetër të Bashkimit Europian.

Kështu, mes lehtësimit të fitores së Emanuel Macron në raundin e parë të presidencialeve franceze dhe thellimit të rezultatit të favor të tij, ndërsa pritet balotazhi, BE duhet të gjejë kohë të mendohet edhe për vende të tilla si Siemiatycze. Macron me siguri do ta fitojë balotazhin e 7 majit; e ndërsa kërcënimi i nacionalizmit populist mund të qetësohet në Francë, më në lindje, ai përbën një realitet të përditshëm.

Në fakt, përplasja më e fortë me jo-liberalizmin mes anëtarëve të BE-së nuk është në Poloni, por në Hungari, kryeministri i së cilës, Viktor Orban ka vite tashmë që po teston tolerancën e klubit. Së fundmi, BE ka tërhequr vërejtjen për ligjin që kërkonte të mbyllte universitetin prestigjioz të Budapestit themeluar në vitin 1991 nga George Soros. Edhe trajtimi i dyshimtë i azil-kërkuesve nga Hungaria ndodhet gjithashtu, nën vëzhgimin e Brukselit.

Orban, të paktën, jep e merr me Europën. Por homologu i tij polak, Jaroslaw Kaczynski, “ngroh vezët” në Varshavë, duke u takuar rrallë me liderët e tjerë. Kaczynski nuk ka detyrë publike, por si kreu i Ligj dhe Drejtësi ai menaxhon nga afër qeverinë. Në mars, ai drejtoi kryeministren Beata Szydlo, të bllokonte rimandatimin e armikut të tij, Donald Tusk, kryeministër i Polonisë deri në vitin 2014, si president i Këshillit Europian. Ishte një dështim poshtërues: të 27 liderët e tjerë, përfshirë Orban, mbështetën Tusk.

Episodi përbën një pjesë të trilleve në rritje diplomatike të Polonisë. Ka nga ata në Bruksel që dëshirojnë t’i heqin Polonisë të drejtat e saj të votimit në BE, (i ashtuquajturi opsioni nuklear). Kjo edhe mund të ndodhë, por qeveritë së pari do të ulen të diskutojnë shkeljet e Polonisë. Polakët kanë krijuar armiqësi me Gjermaninë dhe Francën: një aleancë interesash me Britaninë tashmë është vendosur në diskutim nga Brexit. Madje, edhe Republika Çeke dhe Sllovakia më mirë do të përqafonin Gjermaninë sesa të bashkoheshin me Kaczynski-n dhe Orban-in, që supozohen të jenë aleatët e tyre të grupit të Vishegradit, nëse vendoset në diskutim ndonjë hap grindavec.

Ka sinjale se qeveria mund të kufizohet në teprimet e saj diplomatike, ndoshta edhe për shkak se partia Platforma Civile e Tusk ka nsiur të shqetësojë Ligj dhe Drejtësi në sondazhe. Por axhenda e brendshme është më agresive se kurrë. Kaczynski dëshiron të nënshtrojë gjykatësit ndaj parlamentit, të dobësojë qeveritë lokale, të “të ripolonizojë” median lokale që zotërohet nga investitorë gjermanë, të riorganizojë sistemin shkollor e mundësisht edhe të spastrojë shërbimin diplomatik. Agjensitë shtetërore kanë humbur ekspertizën për shkak të largimit të nëpunësve të lartë.  Mjetet e medias publike, që nuk kanë qenë kurrë etalon i objektivitetit, janë reduktuar në mjete propagande. Mbështetësit e Ligj dhe Drejtësi thonë se kritikët përdorin standarde të dyfishta: Tusk nuk ishte ëngjëll, por edhe në vende të tjera politikanët caktojnë gjykatësit. Por Polonia po bie në të gjithë kriteret e pavarura globale të lirisë politike dhe të medias.

E gjitha kjo përbën një test të fortë për pretendimet e BE-së se është më shumë sesa një klub lavdiplotë i tregtisë së lirë. Optimistët thonë se mund t’ia dalin kësaj vale derisa Ligj dhe Drejtësi të lërë pushtetin në zgjedhjet e ardhshme në fund të vitit 2019. Por sulmet e Kaczynski-t mbi institucionet polake do të duhen vite të rregullohen nga çdo pasardhës i tij.

Një argument që përdoret është se qeveria nuk do të shkojë shumë larg, pasi Brukseli mban çelësat e financimeve. Ndëshkimi mund të marrë edhe forma më të qeta. Një fitore e Macron-it do të forcojë rezervat e Bashkimit Europian dhe mund të rigjallërojë bashkëpunimin franko-gjerman që ka qenë shpesh motorri i tij. Kjo energji e re mund të shkojë për një integrim më të fortë të eurozonës, e të përhapet edhe në fusha si azili apo mbrojtja. Që tani, Brukseli po mban anën e Francës për vendosjene rregullave që reduktojnë avantazhet në paga të europiano-lindorëve kur ata punojnë në Perëndim.

Megjithatë, të gjithë këto kërcënojnë të thellojnë ndarjen midis “qendrës” dhe “periferisë” së Europës, dhe ta kthejnë izolimin e Polonisë në një handikap edhe më të madh. Gjermania, dhe Angela Merkel në veçanti, do të hezitojnë ta braktisin Poloninë. Por, Macron do të ketë më pak durim, dhe “arratisjet” e lindorëve jo-liberalë mund të nxisin të tjerët të bashkohen me të në debat. Polonia nuk do të largohet nga Bashkimi Europian. Por ka nga ata në BE që po bëhen të paduruar për ta lënë pas Poloninë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Rama: historia jonë politike në udhëkryq, le ta kalojmë me njerëzillëk

Rama: historia jonë politike në udhëkryq, le ta kalojmë me njerëzillëk

20-vjetori i rënies së Luan Haradinajt: Kadri Veseli kujton veprën e vëllait të Ramushit, por jo Isa Mustafa

20-vjetori i rënies së Luan Haradinajt: Kadri Veseli kujton veprën e vëllait të Ramushit, por jo Isa Mustafa

Ceremonia: edhe Tirana nderon kujtimin e heroit të UÇK-së, Luan Haradinaj

Ceremonia: edhe Tirana nderon kujtimin e heroit të UÇK-së, Luan Haradinaj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni