Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Filmi “13 orë: ushtarët sekretë të Benghazit”, zemërojnë libianët me “heroizmin politik”

by te Sheshi
23/10/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 3 mins read
A A
Filmi “13 orë: ushtarët sekretë të Benghazit”, zemërojnë libianët me “heroizmin politik”

Libianët e kanë ndjerë veten fort të zemëruar me filmin më të fundit amerikan që trajton temën e konfliktit në Benghazi, film që sipas politikanëve, blogerave dhe përdoruesve të rrjeteve sociale është thjesht “filmi aksion tipik në funksion të heroizmit amerikan” e që i pikturon vendasit si “fanatikë dhe injorantë”.

Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë jehonë kritikave të shumta që kanë mbërritur në adresë së filmit të Michael Bay që bën fjalë për sulmin fatal të vitit 2012 mbi ambasadën amerikane në Benghazi të Libisë. Kritikat kanë të bëjnë me faktin që filmi ngre lart heroizmin e ushtarëve amerikanë dhe injoron kontributin e banorëve vendas.

majkell beiMe daljen e klipeve të para të filmit, “13 orë: ushtarët sekretë të Benghazit” kanë nisur edhe trazirat në qytetin e dytë më të madh të Libisë. Zyrtarë të qeverisë, blogerat e internetit dhe përdoruesi e Facebook-ut kanë qenë të gjithë në një mendje duke u bashkuar në kritikat e ashpra ndaj filmit.

Filmi pritet të dalë në kinema më 15 Janar në Shtetit e Bashkuara dhe tregon historinë e ekipit amerikan të sigurisë prej gjashtë personash që luftuan për të mbrojtur kompaundin e ambasadës amerikane në 11 Shtator 2012. Sulmi mbi misionin diplomatik solli edhe vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi, J Christopher Stevens, i pari diplomat i këtij rangu që humbet jetën në detyrë që nga viti 1979, në qytetin ku nisi edhe revolucioni kundër  diktatorit Muammar Gaddafi-t në shkurt 2011.

Klipet e para tregojnë sesi ekipi amerikan lufton për të shpëtuar “36 jetë amerikane” përballë kryengritësve të armatosur në rrugët e Benghazit (filmi, në fakt është xhiruar në Maltë) ndërsa në sfond shfaqen mjete që shpërthejnë dhe ndërtesa në flakë. Por, ministri i Kulturës dhe Informacionit të Libisë, Omar Gawaari i tha agjencisë

Associated Press, se filmi tregon për kontraktorët amerikanë “që dështuan të sigurojnë ambasadorin, por që tani bëhen heronj”.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Libisë, Salah Belnaba, kritikoi faktin që filmi i portretizon banorët e Benghazit si “fanatikë dhe injorantë” kur pjesa më e madhe e banorëve në fakt, ishin të interesuar të jenë pjesë e komunitetit ndërkombëtar.

Në një postim në Facebook nga banori i Benghazit, Mohamed Kawiri bëhet thirrje për bojkotimin e filmit që ai e cilëson si “për dy lekë”. Ky postim është ripostuar me qindra herë nga përdoruesit e rrjetit social. “Nuk do të lejojmë median amerikane të shkatërrojë reputacionin tonë”, shkruan Kawiri, duke shtuar: “Ishin banorët e Benghazit që luftuan me milicitë”. Ai pretendon se ka ndihmuar vetë në transportimin e ambasadorit Stevens nga kompaundi në flakë dhe thotë se me mijëra protestues dolën në rrugë pas sulmit terrorist për të denoncuar vrasjen e ambasadorit dhe atë të oficerit të zyrës së jashtme, Sean Smith.

Filmi “13 orë: sekreti i ushtarëve të Benghazit” me aktorë kryesorë

John Krasinski, James Badge Dale, Max Martini, Toby Stephens dhe Pablo Schreiber, ka ngritur gjithashtu kundërthënie edhe sa i takon kandidaturës së Hillary Clinton për Shtëpinë e Bardhë. Ajo ishte sekretare shteti në kohën e sulmit dhe është akuzuar se nuk ishte në gjendje të mbronte personelin diplomatik. Ndërkohë në të njëjtën periudhë, ajo akuzohet se ka përdorur emailin privat për punët e shtetit, gjë që ka rënduar pozicionin e saj.

Publikimi i filmit në janar, që koincidon me nisjen e “caucuses”-ve demokrate për përzgjedhjen e kandidaturave mund të ndikojë në fushatën e ish-Zonjës së Parë, sidomos nëse filmi do të ketë sukses.

Regjisori i  “The Transformers” shpreson të ketë të njëjtën jehonë që pati filmi i Clint Eastwood, “American Sniper”.

Por, aureola politike që shoqëron filmin nuk ka kaluar pa u vënë re nga blogerat libianë. “Duket se i gjithë filmi është në funksion të lojës për pushtet, ku përdoret vdekja e një njeriu të mirë për të fituar mbështetje politike mbi të tjerët. Në fakt, jo shumë ndryshe nga politikanët libianë këtu”, shkruan një person anonim për blogun libian “Ditari i një revolucioni”.

“Në mes të gjithë kësaj, një qytet i bukur, qyteti im, po shndërrohet në një hiperbolë për një debat që e ka humbur rëndësinë shumë kohë më parë”, shkruan ai. /tesheshi.com/

Trajleri

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
Të majtët, takim tek “Mehmet Shehu”, Meta: Impulse të reja duhen gjithmonë!

Të majtët, takim tek "Mehmet Shehu", Meta: Impulse të reja duhen gjithmonë!

AAK: Zajednica në Kushtetuese, një mundësi për kompromis…

AAK: Zajednica në Kushtetuese, një mundësi për kompromis…

Trajneri që nuk grumbulloi dot 18 futbollistë

Trajneri që nuk grumbulloi dot 18 futbollistë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni