Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, Valdrin Lluka, ka bërë të ditur se tashmë Shqipëria ka filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave roaming për qytetarët e Kosovës.
Kjo verë do ti pres pa roaming të gjithë kosovarët të cilët vizitojnë Shqipërinë.
Postimi i plotë i Ministrit Lluka shkruan si më poshtë:
“Shqipëria ka filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave roaming për të gjithë qytetarët e Kosovës që vizitojnë mëmëdheun.
Komunikim të këndshëm!”
Vendet e Ballkanit Perëndimor më 4 prill të këtij viti nënshkruan marrëveshjen për heqjen e çmimeve të shërbimeve roming, që zbatohet në kuadër të telekomunikimit. Pjesë e kësaj marrëveshjeje ishte edhe Kosova.
Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve. /tesheshi.com/