Përbërësit:
Fileto pule
Domate
200 gr djathë i bardhë
Rigon
1 lugë vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Përgatitja:
Filetot i presim në fije të holla. Më pas i mbushim me lugë kafeje me domatet e prera në kubikë. Shtojmë djathë të bardhë dhe pak rigon.
E rrotullojmë fileton rreth vetes duke e mbyllur me një kruajtëse dhëmbësh. Në tigan me zjarr të mesëm shtojmë vaj ulliri dhe kalojmë në të filetot.
I hedhim sipër pak kripë dhe pak piper. Pas skuqja të këtë përfunduar i hiqni. /tesheshi.com/