Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fierza: duke kujtuar gjigandin energjitik ku vdiqën 54 punëtorë

by te Sheshi
12/01/2016
in Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 6 mins read
A A
Fierza: duke kujtuar gjigandin energjitik ku vdiqën 54 punëtorë

Nga Gjon Neçaj

Pak histori…

Fierza është vepra energjitike më e madhe në vend. Në tetor të vitit të kaluar mbushi 37 vjet punë, kur në 78-tën nisi prodhimin turbina e parë.

Hidrocentrali i Fierzës (dikur Drita e Partisë, ajo që “tmerroi armiqtë”, siç ishte dhe sllogani i kohës), është ndërtuar mbi lumin Drin në afërsi të fshatit Fierzë, nga ka trashëguar edhe emrin e tij. Bën pjesë në juridiksionin dhe ndarjen administrative të Tropojës (përballë, matanë lumit Drin, ndodhet fshati Fierzë i Pukës). Për shumë vite ka pasur mosmarrëveshje dhe “zënka” për administrimin e veprës gjigande të dritës, me pretendimin e banorëve të Pukës se është ndërtuar në tokat e fshatit Gropa, administrativisht e ish-komunës  Fierzë të Pukës.

planimetria_hec-fierze-11-e1442917375374

Ndërtimi i hidrocentralit filloi në nëntor të vitit 1971 dhe u vu në shfrytëzim më 1978. Për ndërtimin e tij dhanë jetën 54 punonjës. Ndërtuar me pajisje të ardhura nga Kina, por i konceptuar 100 përqind nga inxhinierët shqiptarë, hidrocentrali që shtrihet mbi lumin Drin ka shërbyersi burim kryesor në prodhimin e energjisë elektrike, madje në disa raste duke furnizuar edhe vendet fqinje. I parafundit ndër hidrocentralet e ndërtuar nga sistemi komunist, Fierza ka një kapacitet prodhimi prej 500 megavat (MË), ndër më të mëdhenjtë në Ballkan (i pari konsiderohet HEC-i i Danubit në Serbi). Me kalimin e viteve gjiganti energjetik ka ndjerë nevojën e ndërhyrjes së investimeve dhe, para disa vitesh ka përfunduar rehabilitimi i dy turbinave, duke e rikthyer në gjendjen më optimale, madje duke e rritur  kapacitetin e prodhimit energjetik.

Aktualisht, në hidrocentralin e Fierzës janë të punësuar rreth 160 veta. Rezervuari (liqeni) ka një vëllim prej 2.7 miliardë m3 ujë, diga është ndërtuar me material vendi, gurë, zhavor dhe bërthamë  deltine, me lartësi 167 ml (nga digat më të larta), gjatësia në kurorë 400 ml, volumi i përgjithshëm i materialeve të ndërtimit të hedhur në të është 8 milionë m3, tunele 5500 ml., sipërfaqja e ujit të rezervuarit 72.6 km2, thellësia maksimale 128 ml, fuqia e instaluar 500 MË dhe prodhimi vjetor i energjisë 1.8 miliardë kilovat/orë etj.

Fillimi dhe vazhdimësia

Kaskada-e-Drinit_1

Ishte tetori i vitit 1978 kur nisi punën turbina e parë e HEC-it të Fierzës, i ndërtuar me ndihmën e shtetit kinez, i cili në korrik të po atij viti do të shënonte fundin e marrëdhënieve me qeverinë komuniste të Enver Hoxhës. Pjetri, ish*punonjës në ato vite, kujton se nisja e punës për prodhimin e energjisë elektrike nga Fierza u bë pikërisht në 70-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës, duke sjellë njëkohësisht dhe dyfishim të prodhimit të energjisë elektrike. Nuk dihet tamam se sa ka kushtuar ndërtimi i Fierzës, por ajo që dihet me siguri është fakti se pajisjet dhe teknologjia e ardhur nga Kina janë shkëmbyer me mineral kromi, ndërsa të gjithë koston vepra energjetike e ka shlyer pas tre vjet punë. Të gjitha objektet dhe nënobjektet e kësaj vepre janë projektuar nga inxhinierë shqiptarë dhe janë ndërtuar nga ndërtuesit shqiptarë. Me punën e saj kjo vepër e ka shlyer veten në vitin 1981 dhe që nga ai vit e në vijueshmëri punon për nevojat ekomomike të vendit.

hec-fierze-turbina

Për ndërtimin e saj morën pjesë për 7 vite radhazi inxhinierë të njohur të asaj kohe si, Pandi Çezmaxhiu, Nesti Lubonja, Rrahman Hanku, Emin Mysliu etj. Aktualisht, kapaciteti i HEC-it të Fierzës është 500 MË, me një nivel prodhimi afro 1.7 miliardë kilovat orë energji elektrike.

Duke kujtuar ato vite…

Në marsin e vitit 1978 punimet në hidrocentralin e Fierzës ishin kulminante. Në sheshin ku do të ndërtohej kulla e portalit të tunelit të shkarkimit nr. 3 vazhdonin gërmimet. Nga këto punime ishte shkaktuar prishja e ekuilibrit natyror të shpatit malor dhe për rrjedhojë ishin shkaktuar 7 çarje, kujtojnë punëtorët e atyre viteve në hidrocentralin e Fierzës.

Para punëtorëve dhe personelit inxhiniero-teknik qëndronte një problem shumë serioz e i ngutshëm: bëhej fjalë për një masiv dheu qindra metra kub, i cili mund të rrëshqiste nga çasti në cast duke rrafshuar gjithçka, e mbi të gjitha jetë njerëzish, ndoshta me qindra punëtorë e specialistë, pa përmendur makineritë.

Menjëherë u vunë në lëvzije strukturat përkatëse të shtetit, qeveria dhe Byroja Politike e asaj kohe. Inxhinierët kinezë kishin një përvojë pune në hidrocentrale. Besimi tek ata ishte i padisktueshëm. Mirëpo kur mendimet dhe debatet kishin shpërthyer dhe ngutej të vendosej, por asgjë konkrete, shfaqet një djalë i ri, inxhinier Martin Geci nga fshati Curraj Epër i Nikaj Merturit, specialist i spikatur dhe i sprovuar, konkluzionet e së cilit bindën.

Shumë e shumë vite më vonë, Martini kujton: ”Përreth dy muaj studiova një material në gjuhën frënge, i përkthyer nga gjuha japoneze ku trajtohej fenomeni i rrëshqitjes. Duke zbatuar me përpikmëri atë metodologji studimi, në kushtet konkrete të terrenit, mbajta nën kontroll të përditshëm çarjet e shfaqura në objekt. Llogaritjet e krahasimet e përditshme të bëra disa herë nga ana e ime, krijuan bindjen e plotë në konkluzionet e mia. Mbaj mend se debatet zhvilloheshin rreth orës 9 të mëngjesit. Sipas llogaritjeve të kryera, rrëshqitja do të ndodhte në orën 19.00 ( pra 7-të e darkës).I sha mjaft i shqetësuar. Ishte hera e parë që kryhej një llogaritje e tillë. Me gjithë bindjen shkencore, nuk kisha sigurinë e plotë se do të ndodhte vërtetë rrëshqitja. Sapo u shpreha, zv.kryeministri që ishte present urdhëroi të ndërpritej puna e të shihnim nëse do të ndodhte rrëshqitja. Në orën 19.02 u dhanë shenjat e para dhe në orën 19.05 ndodhi rrëshqitja e masivit malor. Për mua ishte një kënaqësi shpirtërore që mënjanuam një tragjedi. Gjithsesi, ishte dhe një shtysë për të studiuar dhe punuar me devotshmëri dhe ndërgjegje të plotë.”

Duke u bazuar në këtë ngjarje, shkrimtarja Shpresa Vreto ka shkruar romanin “Viti i paharruar”. Si shpërblim, Martini u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Nga shpërthimet masive të shpateve të maleve në ato vite, u zhduk edhe “Pusterri i Rajës”, një nga mrekullitë natyrore në alpet tona, i mbështjellur me mistere dhe gojëdhëna shekullore

Fierza sot…

Hidrocentrali i Fierzës është pjesë e ish-komunës me të njëjtin emër, e cila asgjë nuk ka përfituar nga hidrocentrali, as Fierza e as Tropoja. Energjia elektrike në shuma fshatra dhe lagje mungon me muaj të tërë. Shtyllat prej druri që në kohën e elektrifikimit janë kalbur e rrëzuar. Ndërprerja e energjisë ka ardhur si pasojë e detyrimeve të prapambetura nga 1 janar 2007, e OSHEE pavarësisht kushteve të rënda ekonomike, ndjek avazin e vjeljes së detyrimeve dhe kamatëvonesave. Një punonjës i administratës publike, shprehet se na bazë të akt-marrëveshjes së lidhur, detyrimet ndaj OSHEE-së i likujdon pas 20 vjetësh, në moshën 85-vjeçare.

F-Komani-port2

Shpesh herë banorë të fshatrave të ndryshme në Tropojë kanë kërcënuar se do bllokojnë energjinë elektrike në Fierzë nëse ndërpritet energjia elektrike, por me masat shtrënguese të qeverisë, likujdimi i detyrimeve dhe faturave të energjisë elektrike është në rritje, pavarësisht se nuk përmbushen kriteret ligjore klient-OSHEE.

Fierza gjatë kohës së komunizmit ka qënë më e populluara, pasi në këtë këtu ndodhej edhe hidrocentrali më i madh në Shqipëri. Gjatë ndërtimit të këtij hidrocentrali, aty ka qënë ndërtuar edhe kampi i punëtorëve si dhe konvikti i tyre. Nuk kanë munguar edhe intelektualë e specialistë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Popullsia e Tropojës gjatë viteve të ndërtimit të hidrocentralit, gjigandit të dritës, u dyfishua për nga numri dhe u punësuan me qindra punëtorë.

Ish-komuna Fierzë, tashmë njësia administrative me të njëjtin emër në varësi të bashkisë së Tropojës,  njihet shumë edhe si zonë turistike, pasi ajo është një ndër zonat më të bukura të veriut. Nga ndërtimi i hidrocentralit “lindi” liqeni i Komanit, një nga vendet më të bukura të lundrimit, por askush nuk është kujtuar për këtë lloj turizmi të veçantë, i lakmuar shumë nga të huajt, por edhe vendasit. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Talibanët lirojnë kanadezin e rrëmbyer para pesë vitesh

Talibanët lirojnë kanadezin e rrëmbyer para pesë vitesh

Fotografitë e Jose Mourinho-s largohen nga “Stamford Bridge”

Fotografitë e Jose Mourinho-s largohen nga “Stamford Bridge”

Lajmi i fundit/ Shpërthim në Stamboll: ka të vrarë e të plagosur

Lajmi i fundit/ Shpërthim në Stamboll: ka të vrarë e të plagosur

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni