Në kërkim të oltimers-ve (siç gjermjanët quajnë makinat e vjetra me vlerë), interesant është rasti i një Fiati Uno.
Në fakt, është më e saktë të thuhet se është një “i ri”, sepse është regjistruar për herë të parë në shtator 1996 dhe ligjërisht (ende) nuk i përket të vjetërve.
Pak nga një fakt i jashtëzakonshëm: Në 24 vjet, ky Fiat Uno ka bërë vetëm 900 kilometra!
Makina është përdorur si model salloni, dhe kilometrazhi është “mbledhur” nga qarkullimi në distanca të shkurtëra.
Kjo shpjegon pse sedilet e pasme jane ende nën celefon. Gati-gati, Uno-ja ngjan si e dalë dje nga fabrika; aty ku është prodhuart, në Tychy, Poloni.
Ka një motor 1.0 litërsh (45 hp), me 5 marshe manuale. Pajisjet standarde janë spartane, nuk ka elemente të zakonshme të sigurisë dhe luksit, përveç ngjyrës metalike blu të marinës.
Sidoqoftë, gjithçka kompensohet nga origjinaliteti dhe gjendja fantastike e makinës, kështu që ofertuesi -Sportscars4you nga Stockach, Gjermani – theksoi çmimin prej 5.900 eurosh, që është një shumë më e lartë se sa kërkohet zakonisht për Fiat këtë vit. /tesheshi.com/