Piloti i Ferrarit Sebastian Vettel shpëton “për qime” nga një dënim i rëndë që ishte planifikuar për të, pas incidentit të ndodhur në garën e Bakusë, kur gjermani goditi kundërshtarin e tij Hamilton.
FIA ka dëgjuar në Paris “mea culpa”-n e gjermanit dhe është bindur të mos e ndëshkojë më, duke mos ia kompromentuar kështu, luftën për titull, që ka pikërisht me Hamilton.
Drejtuesit e Federatës së Automobilizmit, kanë vendosur “t’ia falin” kësaj rradhe ferraristit, i cili “dënohet” vetëm me kontributin që duhet të japë, për sensibilizimin e njerëzve për sigurinë rrugore.
Dhuratë më të mirë Vettel nuk mund të merrte pas “proçkës” që bëri, në ditën e 30-vjetorit të lindjes. /tesheshi.com/