Ka fikur 108 qirinjtë e tij në një shtëpi pushimi ku jeton prej vitesh. Ai është Lorenzo Berzero, një i moshuar që jeton në një prej azileve të Novarës.
Mes një fete torte dhe një dollie, njëqind e ca vjeçari ka kujtuar disa nga momentet e tij në të shkuarën, ku nuk mungonte eksperienca e tij e gjatë.
Edhe pse ka mbushur plotë 108 vjeç, ai nuk dëshpërohet për kohën që i ka ikur, por mendon për të ardhmen dhe momentin kur do të mbushë 110 vjeç. /tesheshi.com/