Dr. Hans Kluge nga Organizata Botërore e Shëndetësisë foli për festat e afërta të fundvitit dhe masat që janë futur në shumë vende evropiane për shkak të koronavirusit.
“Ka një ndryshim midis asaj që ju lejohet të bëni dhe asaj që qeveritë ju thonë se duhet të bëni”, tha mjeku, sipas The Guardian.
Ai vuri në dukje se “kemi përpara edhe disa muaj sakrificë”.
“Kur shohim prapa, shpresoj që të gjithë të ndiejnë se e bënë atë me frymën e njerëzimit në mënyrë që të mbrojnë ata që duhet,” tha Kluge.
Ai gjithashtu foli për krizën mendore në njerëzit në të gjithë Evropën, të shkaktuara nga izolimi, papunësia, shqetësimet financiare dhe përjashtimi social.
Ai u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi gjatë pushimeve të Krishtlindjeve dhe komentoi:
“Nuk ia vlen të rrezikosh”, duke aluduar se kjo mund të çojë në përhapjen e COVID-it. /tesheshi.com/