Pas votimit të qeverisë Haradinaj me 61 vota pro dhe një abstenim, në sheshin “Skënderbeu” kanë nisur menjëherë festimet nga simpatizantët e koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe AKR.
Qielli i kryeqytetit është ndriçuar nga fishekzjarrët e shumta që janë ndezur për të festuar zgjedhjen e Haradinajt kryeministër.
Festa ka nisur edhe në fshatin e lindjes së Ramushit në Gllogjan, ku familja Haradinaj po pret miq të shumtë për urime.
Festimet në kryeqytet i ka komnetuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e cila ka shkruar në Facebook se “Fishekzjarret le t’i lëshojnë edhe në Beograd!” . /tesheshi.com/