Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, njoftoi të mërkurën në mbrëmje se Serbia dhe Kosova kishin arritur një marrëveshje në mënyrë që “të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të përqendrohen plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve”.
“Ne kemi nje marrëveshje!
Mund të njoftoj me shumë kënaqësi se negociatorët kryesorë të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe janë plotësisht të përqendruar në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, ka shkruar Borell në Twitter.
Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emrat e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të pezullojë veprimet e mëtejshme lidhur me riregjistrimin e automjeteve, njoftoi BE.
“Unë do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm,” shkroi Borell. /tesheshi.com/