Në tremujorin e parë të këtij viti, Ferrari pati një rritje të shitjeve e po ashtu të të ardhurave për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan AutoRepublika.
Italianët rritën shitjet me 8 përqind gjatë kësaj periudhe, me të ardhura afro 1 miliardë euro.
Prodhuesi Maranello ka arsye për të qenë i kënaqur, veçanërisht kur rezultatet e biznesit të tyre krahasohen me atë të Aston Martin.
Aksionarët mund të jenë veçanërisht të kënaqur sepse vlera e aksioneve është trefishuar që nga viti 2016, sipas AutoRepublika. /tesheshi.com/