Ferrari ishte kryefjalë e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula Uno, kjo pasi ofroi dy ekstreme: një makinë në flakë dhe një triumfuese në garë.
Në të 58-ën nga 71 xhirot e garës, motori në F1-75 i Carlos Sainz mori flakë, ndërsa spanjolli ishte gati të kalonte Max Verstappen dhe të ngjitej në vendin e 2-të.
Shumë shpejt zjarri filloi të përhapej nëpër makinë, por spanjolli arriti të hidhej jashtë në momentin e fundit.
Sainz is out of the #AustrianGP after his Ferrari engine lets go. He’s out of the car. #F1 pic.twitter.com/EfyzHl6Y4X
— F1 Images (@F1_Images) July 10, 2022
Më tej, piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, triumfoi në garë, e 11-ta e kampionatit të këtij viti në Formula 1.
Leclerc kaloi vijën e finishit dy sekonda përpara Verstappen me makinën e Red Bull, ndërsa piloti i Mercedes, Lewis Hamilton ishte në vendin e tretë të podiumit.
Sigurisht që vlen të theksohet se Mick Schumacher arriti një rezultat në karrierë duke fituar vendin e gjashtë. /tesheshi.com/