Një “ferr në parajsë” mund të cilësohet ajo çfarë ka ndodhur orët e fundit në veri të Kalifornisë, ku një zjarr i përmasave apokaliptike gati ka shkrumbuar qytetin Paradiso, duke detyruar evakuimin e gati 26 mijë banorëve.
Flakët deri në 15 metra lartësi, të ndihmuar nga erërat e forta, u futën nga pyjet përrreth në zonat e banuara.
“Qyteti u shkatërrua,” tha një zëdhënës i Zyrës së Mbrojtjes nga zjarri, Scott Maclean.
Pesë njerëz u gjendën të shkrumbuar brenda automjeteve, ndërkohë që shumë të tjerë shpëtuan duke i braktisur ato në kohë.
Zjarri shpërthyu që të enjten pasdite në jug të qytetit të Simi Valley, thanë zyrtarë, ku u dogjën 4.047 hektarë tokë. /tesheshi.com/