Gjermania është vënë para akuzave se nuk ka mbrojtur politikat klimatike dhe ka shkatërruar të ardhmen e fermerëve të saj.
Vendi tani po përballet me gjykatën pasi shumë familje fermerësh janë bashkuar për të ngritur padi ndaj shtetit për shkak se nuk ka arritur objektivat për mbrojtjen e klimës.
Fermerët e mbështetur nga organizata ekologjike Greenpeace, nuk kanë caktuar shumë dëmshpërblimi, por thonë se neglizhenca e qeverisë paraqet një shkelje të të drejtave të tyre kushtetuese.
Paditësit shpresojnë që gjykata do të detyrojë qeverinë gjermane të ndërmarrë veprime efektive për të përmbushur objektivat. /tesheshi.com/