Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

FËRKIMET/ Turqia, SHBA dhe S-400 mes tyre: cila është “oferta e paqes” e Ankarasë?

by te Sheshi
11/02/2021
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
FËRKIMET/ Turqia, SHBA dhe S-400 mes tyre: cila është “oferta e paqes” e Ankarasë?

Propozimi i Turqisë për të mos aktivizuar plotësisht sistemin e saj polemik të raketave S-400 është një “degë ulliri” për administratën e re të SHBA për të filluar negociatat mbi një problem që ka komplikuar shumë marrëdhëniet dypalëshe, thonë analistët.

Në një intervistë me një gazetë turke, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar tha se vendi i tij ishte i hapur për një marrëveshje të ngjashme me atë me Greqinë, një tjetër anëtar i NATO-s, i bërë pasi ajo bleu sisteme S-300 (gjenerata e vjetër e sistemit mbrojtës rus) në 1997.

“Nuk ka asnjë vendim për të mbajtur S-400 në përdorim të përhershëm,” njoftoi Hurriyet të martën, duke shtuar se raketat mund të vendoseshin vetëm nëse Turqia gjendej në rrezik.

Blerja nga Turqia e sistemit rus S-400 është një nga problemet kryesore që ka errësuar lidhjet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, e cila ka çuar në vendosjen e sanksioneve amerikane.

Akar përsëriti thirrjet e Ankarasë për bisedime mbi sistemin S-400, të cilat deri më tani janë injoruar nga administrata e Presidentit të ri Joe Biden.

“Ne kemi deklaruar se si mund të zhvillohen negociatat nën kujdesin e NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjithashtu tha se ai ka një qëndrim pozitiv në lidhje me këtë situatë,” tha ministri turk.

Historia me S-300 e Greqisë

Uashingtoni është i mendimit se Moska mund të përdorë sistemin S-400 për të marrë fshehurazi informacion sekret në lidhje me armët amerikane dhe të NATO-s, gjë e cila mund të jetë një rrezik i madh për Aleancën.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu besojnë se blerja turke siguron një shumë të konsiderueshme parash për sektorin e mbrojtjes ruse dhe se S-400 është i papajtueshëm me sistemet e NATO-s.

Nga ana tjetër, Turqia pretendon se nuk ka në plan të lidhë S-400 me armët e saj të NATO-s dhe se armët ruse nuk paraqesin kërcënim për SHBA dhe sistemet federale.

Sinan Ulgen, një ish-diplomat dhe analist aktual, tha se deklarata e Akar mund të jetë baza për bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

“Ankaraja po përpiqet të fillojë një dialog me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se nuk do ta mbajë S-400 të aktivizuar gjatë gjithë kohës. S-300 në Greqi nuk janë vazhdimisht aktive dhe përdoren rrallë, duke përfshirë manovrat e NATO-s në të cilat ajo merr pjesë dhe në të cilat Aleanca në të vërtetë e njeh më mirë Rusinë,” thekson ai.

“Nuk besoj se Turqia do të përdorte S-400 në manovra. Kjo mund të krijojë një krizë midis Moskës dhe Ankarasë. Unë nuk besoj se pasiviteti i sistemit do ta shqetësonte Rusinë. Problemi kryesor, nëse arrihet një marrëveshje e tillë, do të ishte gjetja e një mekanizmi kontrolli midis dy aleatëve të NATO-s për të konfirmuar statusin e sistemit të mbrojtjes”.

Greqia morri sistemin S-300, i cili supozohej të vendosej në Qipro, gjatë krizës midis Turqisë dhe qeverisë greko-qipriote në fund të viteve 1990. Problemi u zgjidh në dhjetor 1998 pasi qeveria greko-qipriote dërgoi sistemin në Greqi në këmbim të armëve të tjera. Aktualisht, sistemet S-300 janë në ishullin e Kretës, ruhen në depo dhe nuk janë pjesë e rrjetit mbrojtës të NATO-s.

Sanksionet amerikane

Uashingtoni vendosi sanksione mbi Ankaranë për blerjen e sistemit S-400 në dhjetor 2020 nën Aktin e Kundërshtarëve Anti-Amerikanë përmes Sanksioneve (CAATSA).

Në një intervistë, Akar kritikoi sanksionet e SHBA dhe vuri në dukje se emri i ligjit, fjalë për fjalë e quan Turqinë një “kundërshtare”.

“Ne nuk pranojmë ta quajmë një aleat të NATO-s edhe një partner strategjik edhe një kundërshtar. Si është e mundur kjo?”. tha kreu i mbrojtjes turke.

Sanksionet synojnë agjencinë e prokurimit të ushtrisë turke, shefin e saj dhe tre zyrtarë të lartë. E gjithë prona e tyre në Shtetet e Bashkuara është bllokuar dhe atyre u është ndaluar hyrja në vend.

Përveç kësaj, ndëshkimet përfshijnë ndalimin e disa licencave të eksportit, huatë dhe një hua për agjencinë e Presidencës së Industrisë Turke të Mbrojtjes.

Mbështetje për kurdët

Marrëdhëniet SHBA-Turqi janë ndërlikuar në vitet e fundit nga një seri keqkuptimesh, përfshirë mbështetjen e SHBA për luftëtarët kurdë sirianë të cilët Ankaraja i sheh si “terroristë”.

Turqia i konsideron Njësitë Kurde të Mbrojtjes së Popullit (YPG) si një krah të Partisë së Armatosur të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila ka luftuar kundër shtetit turk për dekada duke kërkuar autonomi.

Siç thekson Mensur Akgun, një profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Kultur të Stambollit, Turqia ka të ngjarë të flasë për këtë mbështetje amerikane për luftëtarët kurdë sirianë në bisedimet e ardhshme me Shtetet e Bashkuara.

“Në të kaluarën, Turqia i është përgjigjur kritikave të SHBA ndaj S-400 në një nivel teknik, por kohët e fundit zyrtarët, përfshirë Akar, kanë filluar ta lidhin çështjen me mosmarrëveshjen mbi luftëtarët kurdë në Siri,” tha Akgun.

 “Ankaraja pretendon se kritikat amerikane për blerjen nga Turqia të S-400 nga Rusia, një kundërshtar i NATO-s, janë të pavlefshme sepse vetë Shtetet e Bashkuara mbështesin Njësitë e Mbrojtjes së Popullit, të cilat janë armike e Turqisë. Turqia po u kërkon Shteteve të Bashkuara negociata dhe dialog, jo sanksione. Pyetja tani është nëse administrata e re e SHBA është e gatshme për bisedime në lidhje me S-400”.

Ai shton se, ndryshe nga Donald Trump dhe qasja e tij ndaj Ankarasë, Presidenti Biden do të shtojë në axhendë të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike në Turqi.

Programi i avionëve F-35

Në korrik 2019, Shtetet e Bashkuara e larguan Ankaranë nga programi i saj kryesor i avionëve luftarakë F-35 disa ditë pasi agregatet e para S-400 u dorëzua në Turqi. Turqia ishte njëkohësisht prodhuese dhe blerëse në program.

Administrata e Biden deklaron se do të vazhdojë me politikën e Trump për përjashtimin e Ankarasë nga zhvillimi i avionit F-35.

“Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Ne i bëjmë thirrje Turqisë që të mos mbajë sistemin S-400,” tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në konferencën për shtyp të javës së kaluar.

Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk, foli me këshilltarin e sigurimit kombëtar të SHBA Jake Sullivan, që dhe ishte kontakti i parë zyrtar i aleatëve që kur Biden mori detyrën në 20 janar. Mosmarrëveshja mbi S-400 ishte pjesë e bisedimeve, sipas mediave turke dhe amerikane.

Turqia vendosi të blejë S-400 pasi nuk arriti një marrëveshje me administratën e ish-Presidentit Barak Obama mbi blerjen e sistemeve Patriot të SHBA, të cilat janë përdorur shumë në NATO. Marrëveshja me Rusinë për S-400 u nënshkrua në 2017.

Trump pranoi se blerja e Turqisë e sistemeve ruse ishte e justifikuar dhe fajësoi Obamën për krizën.

“Administrata e Obamës i tha jo, jo, jo Turqisë kur donte të blinte Patriotët dhe më pas Turqia bleu S-400”, tha Trump gjatë një fjalimi në 2019, duke vënë në dukje se vendimi i Obamës krijoi një “rrëmujë” me Ankaranë .

Trump dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishin marrëdhënie të ngushta dhe kontakte të vazhdueshme të drejtpërdrejta. Biden dhe Erdogan nuk kanë folur ende.

Erdogan tha muajin e kaluar se ai shpresonte “ne mund të flasim dhe të shohim rezultate pozitive” në lidhje me problemin S-400. /tesheshi.com/

Related Posts

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës
Ballkani

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!
Lindja e Mesme

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Next Post
Moska, përgatitje për një Armagedon dëbore

Moska, përgatitje për një Armagedon dëbore

PASOJAT/ Libia mbush 10 vjet pa Geddafin: Pranvera që s’erdhi kurrë!

PASOJAT/ Libia mbush 10 vjet pa Geddafin: Pranvera që s’erdhi kurrë!

Trikoja Louis Vuitton trondit me modelin dhe çmimin: të dyja çmenduri!

Trikoja Louis Vuitton trondit me modelin dhe çmimin: të dyja çmenduri!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni