Ushtria amerikane bëri më dije se do të dërgojë 1000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet me Iranin po vazhdojnë.
Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes Patrick Shanahan tha se vendosja e këtyre trupave ishte në përgjigje të asaj që ai e përshkroi si “sjellje armiqësore” nga forcat iraniane.
Ushtria amerikane gjithashtu ka publikuar imazhet të reja lidhur me pretendimet e saj se Irani po qëndron prapa sulmeve të fundit ndaj tankerëve të naftës në Gjirin e Omanit.
Në anën tjetër, dje Irani njoftoi se nuk do t’i shkonte më pas marrëveshjes së vitit 2015 për frenimin e ambicieve të saj bërthamore.
Ajo tha se do të shkelë një kufijtë e dakorduar me fuqitë ndërkombëtare, dhe do të rris rezervat e uraniumit. /tesheshi.com/