Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fenomeni në Kosovë: populli pyet, politika (s)përgjigjet

by te Sheshi
11/05/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Fenomeni në Kosovë: populli pyet, politika (s)përgjigjet

Nga Blendi Gashi

Siç dhe qeveria e kësaj legjislature vazhdon ta injorojë organin më të lartë ligjvënës, Kuvendin, pasi nuk u përgjigjet në shumicën e rasteve deputetëve, edhe këta të fundit janë po aq injorues ndaj pyetjeve që u drejtojnë qytetarët te platforma “Vota Ime” e Institutit Demokratik të Kosovës që u lansua në nëntor të 2015-tës.

Gjatë katër muajve të 2018-tës, qytetarët kanë parashtruar gjithsejt 12 pyetje për deputetë të ndryshëm, por vetëm katër prej tyre kanë marrë përgjigje, që i bie vetëm 33%.

Ata që u përgjigjën…

Deputeti më i përgjegjshëm rezulton të jetë aktualisht Daut Haradinaj i AAK-së që është përgjigjur në dy pyetje.

Më 5 prill, një banor nga komuna e Malishevës e ka pyetur si i vlerëson veprimet e kryeministrit Haradinaj për shkarkimet e fundit (drejtorit të AKI-së, Driton Gashi dhe ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj)?

Daut Haradinaj është përgjigjur: “I nderuar qytetar, lidhur me pyetjen tuaj, unë mendoj se ka qenë vendim i domosdoshëm kërkesa për lirim nga detyra e dy zyrtarëve të lartë nga ana e KM. Kjo situatë e krijuar kohëve të fundit kërkon reagim institucional dhe besoj shumë se këto veprime janë të arsyeshme”.

Kurse një qytetar nga Prishtina, më 25 prill ka pyetur Daut Haradinajn nëse mund ta shtyjnë përpara projektligjin për ndërtimet pa leje?

Deputeti i AAK-së është përgjigjur: “Ligji në fjalë është në procedurë dhe shumë shpejt do të marr epilogun e nevojshëm. Unë besoj që në afatin prej 35 ditë do të përfundoj ligji në fjalë”.

Përgjigje qytetarëve u ka kthyer edhe deputeti i LDK-së, Naser Rugova. Ky i fundit është pyetur nga një qytetar nga Prishtina nëse mund të punojë që të ndryshohet mënyra e konkurseve që shpallen nga institucionet publike ku kërkohen deri pesë vite përvojë pune pas diplomimit?

Deputeti Rugova është përgjigjur: “Ky është një problem kronik që nga pas lufta, i cili diskriminon shumë profesionist të fushave. E kam ngritur këtë çështje në një nga seancat parlamentare, pas ngritjes së kësaj çështje nga ana ime, disa organizata studentore kanë filluar nismën legjislative që këtë problem për të rinjët që mbarojnë studimet ta rregullojmë me ligj, jam i kyçur personalisht në këtë iniciativë, uroj ta përmbyllim deri në fund të vitit”.

Përgjigje ndaj kësaj pyetjeje lidhur me konkurset për qytetarin në fjalë ka kthyer edhe ish-vetëvendosësi Faton Topalli, tani deputet i Partisë Socialdemokrate.

Topalli është përgjigjur: “Kushti i përvojës së punës, ashtu siç e thoni edhe ju, është edhe diskriminues edhe në shumicën e rasteve i paarritshëm. Aplikimi i këtij kushti, përjashton nga konkurrenca këdo që ka përfunduar shkollimin dhe dëshiron të hyjë për herë të parë në tregun e punës. Në ekonominë private nuk mund të përcaktojmë se kënd punëson punëdhënësi dhe me cilat kritere, por në institucionet publike ky rregull mund të ndryshohet, së paku për fusha të caktuara ku përvoja e punës nuk shtrohet si kriter, pasi që është përjashtues dhe diskriminues. Unë ju siguroj se do ta trajtoj si temë. Po patët dëshirë mund të ma dërgoni kontaktin privat për t’iu njoftuar më vonë se cilat veprime kam ndërmarr”.

Deputetët që s’bzajnë …

Gjatë katër muajve të këtij viti janë shtatë deputetë që nuk u kanë kthyer përgjigje qytetarëve në pyetjet që kanë bërë online.

Prin deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani që njihet si zë aktiv në Kuvend, por që online nuk është tërësisht apatike.

Ajo nuk i ka kthyer përgjigje një qytetareje nga Prishtina që e ka pyetur: cili është roli i saj si kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputete për të mbikëqyrë ligjet e Ministrisë së Jashtme sa i përket rritjes së profesionalizmit dhe uljes së ndikimit politik e partiak në diplomaci?

Ka neglizhuar edhe një qytetar po nga kryeqyteti që e ka pyetur: sa është bërë në procesin e njohjeve dhe se a është në agjendë krijimi i grupeve miqësore me vendet që ende nuk kanë njohur Kosovën?

Ndërkaq, një qytetar nga Deçani më 12 mars të këtij viti ka parashtruar pyetje lidhur me personat e verbër (si pajisje me libreza si në vendet të rajonit e BE-së dhe lidhur me punësimin e tyre), për katër deputet të partive të ndryshme, Fatmir Kollçakun nga Vetëvendosje, Driton Selmanajn dhe Doruntina Malokun nga LDK dhe Bekim Haxhiun nga PDK, por asnjëri prej tyre nuk ka kthyer përgjigje.

Ish-vetëvendosësja Besa Baftiu, tani deputete e Partisë Socialdemokrate, po më 9 prill është pyetur nga qytetari nga Prishtina lidhur me shpalljen e konkurseve nga institucionet publike, por nuk ka kthyer përgjigje.

Përgjigje nuk ka kthyer as deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha kur është pyetur me 12 janar të këtij viti nga një qytetar nga Skënderaj se ka a ka naj informacion për lirim nga dogana për familjet e dëshmorëve. /tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Next Post
Jean-Claude Juncker: kriza e solidaritetit po godet Europën

Jean-Claude Juncker: kriza e solidaritetit po godet Europën

Këmba e humbur në aksident i “sjell” fitoren e 125 mijë paundve

Këmba e humbur në aksident i "sjell" fitoren e 125 mijë paundve

Rama mbledh ekuipazhin e Air Albania: një faqe historike e aviacionit shqiptar

Rama mbledh ekuipazhin e Air Albania: një faqe historike e aviacionit shqiptar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni