Qeveria britanike ka njoftuar se do të investojë miliona paund në zgjerimin e shtigjeve ekzistuese të biçikletave ose krijimin e rrugëve të reja.
Andre Wu dhe një duzinë të tjerë qëndrojnë në linjë, në një distancë, përpara dyqanit të Ciklet Brixton në jug të Londrës për të blerë biçikleta të reja.
“Gjatë kësaj pandemie, kam kuptuar se transporti i publik nuk është diçka që unë me duhet ta pres në të ardhmen, kështu që vendosa të marr një biçikletë”, tha Wu për AFP.
Dhe ndërsa masat e kufizimit në Britani dhe Evropë po lehtësohen, ai nuk është i vetmi. Lincoln Romain, drejtori i Brixton Cycles, pretendon se fluksi është aq i madh sa furnizimet e tyre janë varfëruar.
“Sinqerisht, na vijnë klientë të ndryshëm. Ata që kanë udhëtuar me biçikletë për të punuar më parë, ata që kurrë nuk kanë bërë një gjë të tillë dhe nuk kanë biçikletë. Ka edhe nga ata, biçikleta e të cilëve kanë mbledhur pluhur në ruajtje dhe kanë nevojë për shërbim.”
Britania dhe vendet e tjera po i inkurajojnë njerëzit të shmangin transportin publik kur të kthehen në punë pasi të jenë lehtësuar masat. Sekretari i Transportit Grant Shapps thotë se shumë kanë dëgjuar.
“Miliona njerëz zbuluan biçiklizmin gjatë krizës, qoftë ai vetëm për stërvitje ose si një mjet transporti i sigurt që lejon distancën fizike,” tha Shapps.
Qeveria britanike ka njoftuar se do të investojë miliona paund në zgjerimin e shtigjeve ekzistuese të biçikletave ose krijimin e rrugëve të reja.
Biciklizmi është bërë një trend në Evropë. Në Barcelonë, përdorimi i shtigjeve të biçikletave është rritur me 325 përqind, thotë kreu i zyrës së urbanistikës së qytetit, Janet Sanz.
Kjo është arsyeja pse qyteti do të shtojë 21 kilometra në shtigjet ekzistuese të biçikletave. Berlini shton 22 kilometra, dhe Brukseli 40. Në Francë, Paris, Nice, Rouen, Lille dhe Nantes tashmë kanë njoftuar diçka të ngjashme. Edhe Italia, vendi me më shumë makina për frymë po kthehet në biçikletë.
Të paktën 150 kilometra shtigje biçikletë do të ndërtohen në Romë, një qytet famëkeq për praktikueshmërinë dhe rrezikun për biçiklistët.
Kjo do të thotë se të paktën një sektor ekonomik do të dalë më i pasur nga kjo krizë. “Shitjet e biçikletave, veçanërisht atyre elektrike, u rritën ndjeshëm pas rihapjes së dyqaneve”, thonë në Dhomën e Tregtisë Austriake.
Ndërmarrja franceze Go Sport ka regjistruar shitjet në internet 300 përqind më të larta javët e fundit. Në Britani, 20,000 biçikleta u shitën paraprakisht, njoftoi shoqata e tregtarëve ACT.
Kelly Wise ka vite që udhëton për të punuar me biçikletë dhe është e kënaqur me popullaritetin e ri të automjetit të saj, por shton se “do të jetë interesante të shihet se sa prej tyre nuk do të heqin dorë nga biçiklizmi me kalimin e kohës”. /tesheshi.cm/