YouTube ka hequr disa kanale që promovonin “universitetin e biznesit në internet” të Andrew Tate, pasi ai u akuzua për shfrytëzim të fansave, veçanërisht të rinjve.
Platforma e influencuesit “The Real World”, përmes së cilës ai “trajnonte të rinjtë për t’u bërë të suksesshëm si ai” për vetëm 50 dollarë në muaj, u mbyll gjithashtu.
Sipas mediave të huaja, vendimi për mbylljen e disa platformave vjen për shkak të shqetësimeve se ky influencues me nam po përdor platformën e tij për të shfrytëzuar të rinjtë për para, duke u premtuar atyre pasuri dhe duke i rekrutuar përmes reklamave. Kanalet e ndërprera kishin më shumë se 200,000 abonentë dhe miliona shikime.
Një zëdhënës i YouTube shpjegoi se kanalet u ndërprenë “për shkak të shkeljes së Kushteve të Shërbimit, të cilat ndalojnë shfaqjen e dukshme të përmbajtjes së një përdoruesi të ndërprerë më parë”.
Kujtojm se ky është sulmi i radhës ndaj Andrew Tate, një inflencues rumun, nisur që me arrestimin e tij në qershor me akuzat për trafkim njerzor. Dhe e gjitha kjo pasi ai nisi të promovojë Islamin në rrjete, ku shpalli kalimin e tij në këtë besim. /tesheshi.com/