Në kopshtin zoologjik Taronga Zoo në Sidney të Australisë po festohet lindja e majmunit Langur, i cili ka ngjyrë portokalli. Bëhet fjalë për një ekzemplar shumë të rrallë, i cili ka emocionuar gjithë punonjësit e kopshtit zoologjik dhe jo vetëm.
Këlyshi, i cili është pjesë e disa specieve në rrezik zhdukje dhe është pagëzuar me emrin Nanguaa, i cili në gjuhën mandarine nënkupton sheqerin me ngjyrë portokalli.
Nëna dhe babai i Nanguaa kanë pelushin e lëkurës ngjyrë të zezë dhe mjaft të trashë. Mendohet se kështu do të shndërrohet edhe majmuni i sapolindur. Është një fenomen shumë i rrallë kjo e ngjyrës së lëkurës së majmunit të vogël. Ja disa fotografi të tij…/tesheshi.com/