Nga Hebh Jamal*
Në fillim të këtij muaji, prezantuesja e TalkTV, Julia Hartley-Brewer, intervistoi deputetin palestinez Dr. Mustafa Barghouti.
Gjatë gjithë intervistës, Hartley-Brewer vazhdimisht i bërtiste Barghoutit teksa ai fliste për luftën e pamëshirshme të Izraelit në Gaza.
Në një moment, kur Barghouti po përpiqej të përgjigjej, Hartley-Brewer i bërtet me zemërim: “Nuk e di, por mbase nuk je mësuar që gratë të flasin!”
Edhe pse Hartley-Brewer e akuzoi gabimisht të ftuarin e saj për mizogjini, Barghouti ishte i qetë, megjithëse dukshëm në siklet. Ajo e mbyll intervistën duke thënë: “Më fal që ishte një grua që të foli”.
Shpërthimi i Hartley-Brewer ilustron në mënyrë të përsosur falimentimin moral të qëndrimeve dominuese perëndimore dhe të feminizmit perëndimor ndaj burrave palestinezë të cilët i dehumanizojnë në mënyrë të përsëritur, madje edhe ata më të respektuarit në mesin tonë. Aq shumë, saqë rrallëherë media kryesore i shohin burrat palestinezë si të denjë për të qenë viktima të dhunës izraelite.
Shikoni intervistën e gazetarit palestinez Ahmed Alnaouq, i cili humbi 21 anëtarë të familjes së tij në Gaza nga një sulm ajror izraelit më 22 tetor. Edhe pse në fillim programi Good Morning Britain e lejoi Alnaouq-in të tregonte historinë e tij dhe të shprehte pikëllimin e tij, intervista u shndërrua shpejt në një bisedë mbi “tmerret e kryera nga Hamasi, një organizatë terroriste”.
Alnaouq nuk u lejua të shprehte zemërimin dhe iu desh të mbrohej menjëherë kur deklaroi se ekziston qartë një standard i dyfishtë që po zbatohet nga mediat kryesore.
Pothuajse 10 vjet më parë, akademikja dhe bashkëthemeluesja e Jadaliyyas, Maya Mikdashi, shkroi një artikull të rëndësishëm të titulluar “A mund të jenë viktima burrat palestinezë?”
Aty Mikdashi shpjegon se në media në Perëndim vihet theksi te vdekjet e civilëve që janë “në mënyrë joproporcionale gra dhe fëmijë”. Ajo shpjegon se përsëritja e këtyre fakteve shqetësuese tregon një mungesë të qartë të “zisë publike për burrave palestinezë të vrarë nga makineria izraelite e luftës.”
Përmes këtyre 104 ditëve të gjenocidit, Izraeli ka rrëmbyer, torturuar dhe ekzekutuar sistematikisht burrat palestinezë, si dhe i ka bombarduar ata bashkë me familjet e tyre.
Imazhet e këtyre burrave – një pamje që mund të përshkruhen vetëm si kampe përqendrimi – menjëherë u përshkruan si luftëtarë të Hamasit pa asnjë provë. Në fakt, shumë kanë arritur të identifikojnë të dashurit e tyre me anë të imazheve dhe videove të propagandës izraelite, duke konfirmuar se ata janë në fakt civilë.
Që nga 7 tetori, avokatët pro Izraelit kanë përshkruar përdhunimet sistematike të kryera nga luftëtarët e Hamasit kundër grave izraelite.
Kurse mediat palestineze tashmë kanë vënë në dukje të metat e mëdha në këtë kategorizim. Suksesi në dukje i kësaj propagande jo vetëm që ka çuar në justifikimin e gjenocidit që po ndodh kundër banorëve të Gazës, por gjithashtu ka krijuar një pikëpamje prej grabitqari ndaj burrave palestinezë si mizogjenë të dhunshëm në rastin më të mirë dhe grabitqarë të rrezikshëm e përdhunues në rastin më të keq.
Në CNN, Përfaqësuesja Pramila Jayapal tha se ne “duhet të jemi të ekuilibruar në lidhje me raportimin e zemërimit kundër palestinezëve”. Korrespondenti i CNN Dana Bash përgjigjet: “ju nuk shihni ushtarë izraelitë që përdhunojnë gratë palestineze”.
Absurditeti i komentit të Bashit, natyrisht, nuk ka asnjë përmbajtje e as të vërteta. Në Gaza, ka pasur dëshmi të tmerrshme të grave të cilat janë detyruar të zhveshin të gjitha rrobat gjatë evakuimit me familjet e tyre. Madje disa kanë raportuar se janë sulmuar e më pas janë kërcënuar me përdhunim, përfshirë këtu një grua shtatzënë.
Nuk janë vetëm gratë palestineze ato që po përjetojnë dhunë seksuale gjatë kësaj lufte, por ka raportime të shumta se këto po ndodhin edhe kundër burrave dhe djemve palestinezë.
Qendra Palestineze për Rikthim zbuloi se “raportimet e abuzimve seksuale janë shfaqur gjithnjë e më tepër pasi më shumë se 100 burra palestinezë të arrestuar nga forcat izraelite janë zhveshur e lënë vetëm me të brendshmet, u janë lidhur sytë dhe janë detyruar të gjunjëzohen në një rrugë në Gazën veriore, kjo sipas imazheve dhe videove të shpërndara gjerësisht në mediat sociale dhe të konfirmuar nga ushtria izraelite.”
Ndërkohë, në burgjet izraelite, ka pasur rrëfime të shumta të burrave dhe djemve palestinezë që kanë përjetuar tortura dhe abuzime që nga 7 tetori.
Një rrëfim veçanërisht tronditës erdhi nga ish-drejtori i Departamentit të Shtetit të SHBA, Josh Paul, në lidhje me përdhunimin e një adoleshenteje palestineze në një burg izraelit në vitin 2021, e raportuar kjo nga një organizatë palestineze për të drejtat e fëmijëve Defense for Children International Palestine në Departamentin Amerikan të Shtetit .
Kur Departamenti Amerikan i Shtetit u interesua për një rast të tillë, grupi i të drejtave të njeriut u përshkrua menjëherë si një organizatë terroriste së bashku me 5 grupe të tjera të drejtësisë sociale.
Një studim i kryer nga Komiteti Publik Kundër Torturës në Izrael mblodhi mijëra dëshmi të burrave palestinezë të torturuar nga autoritetet izraelite, duke përfshirë torturën seksuale. Raporti tregon se “keqtrajtimi seksual është sistematik”.
Natyrisht, kjo lloj dhune seksuale sistematike nuk i përgjigjet narrativës dominuese. Burrat palestinezë nuk shihen si viktima të luftës, konfliktit dhe burgosjes së padrejtë. Abuzimi i tyre shpesh pasohet nga pyetja, “çfarë kanë bërë ata për ta merituar?”
Duke iu rikthyer intervistës së Hartley-Brewer me Dr. Mustafa Barghoutin, akuza e saj se ai “nuk është mësuar të flasë me gra”, nuk është një fenomen i ri. Ne kemi parë shumë herë se si feminizmi perëndimor është armatosur me qëllim që të heshtë dhe dehumanizojë burrat arabë dhe muslimanë.
Ajo që nxjerr në pah edhe intervista është ajo që Mikdashi e cilëson si gjinorizim të kësaj lufte të tmerrshme.
Masivizimi i grave dhe fëmijëve në një grup të padallueshëm të bashkuar nga ‘njësimi’ i gjinisë dhe seksit dhe riprodhimi i trupit mashkullor palestinez (dhe trupit mashkullor arab në përgjithësi) si gjithmonë ëashtë mjaft i rrezikshëm. Statusi i burrave palestinezë si viktima, theksoi ajo, mbetet gjithmonë i paragjykuar.
Përcaktimi gjinor i gjenocidit palestinez do të thotë se, me shumë mundësi historitë e burrave palestinezë nuk do të dëgjohen. Dhimbja e tyre do të mbetet e panjohur dhe torturat ndaj tyre do të kategorizohen si praktikë rutinë.
U takon njerëzve të botës së lirë që t’i kujtojnë njëri-tjetrit se kjo nuk është vetëm një “luftë kundër grave dhe fëmijëve”, por është një luftë kundër të gjithëve. Është kundër çdo personi palestinez që ka jetuar nën një bllokadë dhe rrethim brutal për mbi 16 vjet, dhe kundër palestinezëve më gjerë që kërkojnë çlirim që nga viti 1948. /tesheshi.com/
*Hebh Jamal është një gazetare palestinezo-amerikane me banim në Gjermani.