Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fëmijët-refugjatë të pashoqëruar: Unicef kritikon qeverinë britanike se nuk mban premtimet

by te Sheshi
13/06/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Fëmijët-refugjatë të pashoqëruar: Unicef kritikon qeverinë britanike se nuk mban premtimet

Të rinjtë në kampet e refugjatëve në Kale dhe në Dunkirk po shfrytëzohen seksualisht e po detyrohen të kryejnë krime nga trafikantët. Faktet i nxjerr në pah një raport i Unicef, organizatës së OKB-së për mbrojtjen e fëmijëve.

Dokumenti që është hartuar mbi bazën e gjashtë muaj intervistimesh në kampe, pikturon një panoramë shqetësuese të abuzimit të minorenëve të pashoqëruar në kampet në veri të Francës. Në të thuhet se fëmijët i nënshtrohen dhunës seksuale nga trafikantët që u premtojnë kalimin drejt Britanisë së Madhe.

Fëmijët në kampe u thanë, gjithashtu, kërkuesve se kishin qenë të detyruar të punonin dhe të kryenin krime të tilla si hapja e dyerve të kamionëve në mënyrë që të rriturit të mund të trafikoheshin përmes Kanalit.

Intervistimet shfaqin qartë traumën që kanë përjetuar fëmijët që mbërrijnë në Europë, eksperiencat e tyre në kampe dhe rreziqet që ndërmarrin për t’u bashkuar me anëtarët e familjes, pavarësisht se për shumë prej tyre ekzistojnë rrugë të sigurta e të ligjshme që mund të ishin përdorur për këtë qëllim.

Ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Theresa May pritet të merret ashpërsisht në pyetje nga deputetët në parlament, ndërsa është thirrur të raportojë për progresin e bërë nga qeveria në premtimin e gjurmimit të shpejtë të refugjatëve fëmijë që hyjnë nga Europa në Britani.

Muajin e kaluar, përballë një rebelimi nga vetë deputetët e partisë së tij, kryeministri David Cameron bëri kthesë duke ndryshuar qëndrimin në favor të më shumë mbështetje për fëmijët refugjatë të bllokuar në Europë dhe u zotua të lejojë në vend një numër të papërcaktuar prej tyre, në konsultim me autoritetet lokale. Ai ka premtuar të përshpejtojë bashkimin familjar, por qeveria ka deklaruar se do të duhen disa muaj për të pranuar në vend fëmijët e parë.

Rreth 150 fëmijë në Kale kanë të drejtën të hyjnë në Britaninë e Madhe pasi kanë familjet atje. Kjo shifër bëhet e ditur nga organizatat humanitare që ndijmojnë fëmijët. Ato vlerësojnë se më këto ritme, do të duhet një vit derisa 150 fëmijët në fjalë të ribashkohen me familjet e tyre.

Një numër fëmijësh sirianë që kanë gjetur së fundmi strehë në Britaninë e Madhe përmes politikës së bashkimit familjar, kanë shkruar një letër të hapur ku apelojnë ministren e Brendshme të “nxjerrë shokët tanë nga rreziku”.

Në letrën e mbështetur nga Unicef, fëmijët e përshkruajnë veten si me fat. Ata thonë se nuk do të harrojnë kurrë “muajt e tmerrshëm” të kaluar në veri të Francës apo miqtë që kanë lënë pas.

Letra apelon May të punësojë më shumë staf në mënyrë që 150 fëmijët e mbetur në Francë të mund të sillen në Britani pranë familjeve e të nisin shkollën në vjeshtë.

Një numër liderësh fetarë, mes të cilëve edhe arkipeshkvi i Kantërberit kanë apeluar qeverinë të lejojnë 300 nga fëmijët refugjatë më të prekur nga qëndrimi pa prindër në vend të huaj. Ata thonë se pranimi i tyre duhet bërë në kohë që të mund të nisin shkollën në shtator. Fëmijët e pashoqëruar në Kale nuk kanë shkuar në shkollë për gati tre vjet.

Zyrtarë të UNICEF thanë se çështjet e këtyre fëmijëve janë duke u proceduar shumë ngadalë. Sipas tyre, është koha që qeveria britanike t’i kthejë premtimet në vepra dhe të bashkojë këta fëmijë me familjet e tyre.

“Fëmijët në Kale janë rastet më të afërta dhe më të dukshme të fëmijëve që po i largohen konflikteve dhe po bëjnë udhëtimet e rrezikshme në kërkim të sigurisë, por që ende nuk po gjejnë të drejtën ligjore për të jetuar në siguri me familjet e tyre”, thonë ata.

Në muajin e kaluar më shumë se 100 mijë persona, mes të cilëve yje të famshëm të artit e kinemasë, mbështetën fushatën e UNICEF për të shpejtuar procesin e bashkimit të fëmijëve të pashoqëruar në Europë me familjet e tyre në Britaninë  e Madhe dhe në zgjerimin e ligjeve të emigracionit për të lejuar fëmijët të qëndrojnë me anëtarë edhe më të largët të familjes që mund të kujdesen për ta.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Demarkacioni me Malin e Zi nuk është në rend dite as në seancën e nesërme plenare

Demarkacioni me Malin e Zi nuk është në rend dite as në seancën e nesërme plenare

Rama: jam gati për lëshime të tjera ndaj PD-së, ja vijat e kuqe ku nuk kalohet

Rama: jam gati për lëshime të tjera ndaj PD-së, ja vijat e kuqe ku nuk kalohet

Si të largoni erën e keqe nga shtëpia

Si të largoni erën e keqe nga shtëpia

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni