Qeveria nuk e ka fuqinë që të kthejë familjet shqiptare e mbetura në Siri, te të cilat ka dhe shumë fëmijë që kanë humbur prindërit në luftime. Këtë ka lënë të kuptuar ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ku gjithsesi tha se po bëhen përpjekje.
“Ky rast të mos keqpërdoret se shkon përtej diplomacisë se dhe vendet e rajonin do i kishte kthyer në vendet përkatëse. Eshtë një çështje që duhet të bashkëpunojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Cakaj.
Më parë, myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, apeloi diplomacinë shqiptare që të bëntë ç’është e mundur për kthimin në atdhe të të gjithë fëmijëve të mbetur në kampet e luftës në Siri. Të vegjlit nuk kanë pse paguajnë gabimet e të rriturve – theksoi kleriku i njohur. /tesheshi.com/