Fëmijët e vrarë të gazetarit saudit Jamal Khashoggi thanë sot se nuk e kishin diskutuar ndonjë lloj kompensimi lidhur me vrasjen e babait të tyre nga agjentët sauditë.
Washington Post, ku Khashoggi ishte një kolumnist, raportoi javën e kaluar se fëmijët e tij kishin marrë shtëpi miliona dollarësh dhe pagesa mujore si kompensim për vrasjen.
“Aktualisht po zhvillohet gjyqi dhe asnjë marrëveshje nuk është diskutuar e as që po diskutohet,” tha në një deklaratë djali i madh Khashoggi, Salah.
Gazetari Jamal Khashoggi, një kritik i regjimit saudit, u zhduk pasi hyri në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll të Turqisë, më 2 tetor. Autoritetet tani thonë se bashkëpunëtori i Washington Post është vrarë në rrethana ende të paqarta. /tesheshi.com/