Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fëmijë, mjekë e civilë: ja disa nga ata që Izraeli vrau në Gaza

Bombat mbi ta duke qenë agjerueshëm e pa syfyr

by te Sheshi
19/03/2025
in Kryesore, Lindja e Mesme, Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
Fëmijë, mjekë e civilë: ja disa nga ata që Izraeli vrau në Gaza
73
SHARES

Që prej orëve të para të mëngjesit, ushtria izraelite ka bombarduar gjithë Gazën, duke vrarë mbi 400 palestinezë dhe plagosur më shumë se 500 të tjerë.

Mes të vdekurve ka shumë fëmijë e gra, dhe numri i viktimave pritet të rritet. Familje të tëra janë zhdukur përsëri dhe autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve për dhurim gjaku.

Fushata e bombardimeve izraelite erdhi pa paralajmërim; shumë palestinezë u zgjuan për të dëshmuar zgjerimin e atij që Kombet e Bashkuara e kanë quajtur “ferr në tokë”.

Dhjetëra video që qarkulluan të martën treguan civilë që kërkonin të dashurit e tyre në morgje dhe nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara.

Ja disa nga viktimat e sulmeve të fundit izraelite:

Masakër familjare në qytetin e Gazës

Ramy Abdu, kryetari i Monitorit Euro-Mesdhetar të të Drejtave të Njeriut, humbi motrën dhe gjithë familjen e saj pasi shtëpia e tyre u bombardua në qytetin e Gazës, në pjesën veriore të enklavës, rreth orës 4:30 të mëngjesit (3:30 me orën e Shqipërisë).

Ai tha se Nesreen dhe fëmijët e saj, Ubaida, Omar dhe Lian, u vranë të gjithë, së bashku me gruan e Ubaidës, Malak, dhe fëmijët e tyre të vegjël, Siwar dhe Mohammed.

Familja u kishte mbijetuar shumë sulmeve të mëparshme ajrore izraelite gjatë viteve, dhe shtëpia dhe e gjithë lagjja e tyre ishin shkatërruar nga bombat izraelite më herët gjatë luftës.

“Izraeli mund të na vrasë kur të dojë, të na djegë të gjallë dhe të na copëtojë, por nuk do të na zhdukë kurrë nga toka jonë”, shkroi Abdu në llogarinë e tij në X, duke bërë thirrje për përgjegjësi.

Gjithashtu në qytetin e Gazës, pamjet e transmetuara nga palestinezët në Instagram, të verifikuara nga Al Jazeera, treguan skena të njerëzve të plagosur në tokë pas një sulmi izraelit që goditi një grup njerëzish pranë Spitalit të Fëmijëve al-Rantisi.

Një mjeke dhe e gjithë familja e saj u vranë

Rreth gjysmë ore pas vrasjes së familjes së Abdu në veri, një mjeke nga Gaza dhe familja e saj u zhdukën në jug.

Dr. Majda Abu Aker, specialiste obstetrike-gjinekologjike në një klinikë UNRWA në Rafah, dhe më shumë se një duzinë të tjerë u masakruan nga një sulm ajror izraelit në shtëpinë e saj në lagjen al-Jenaina në Rafah.

Të paktën 10 nga palestinezët e vrarë ishin anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë gra dhe fëmijët e tyre. Më e vogla ishte një vajzë tre ditëshe.

Më shumë civilë u vranë në sulmet në jug të Gazës

15 persona të tjerë, shumica anëtarë të familjes Barhoum, u vranë në al-Mawasi në Khan Younis në Gazën jugore.

Zona ishte shpallur “zonë humanitare” nga ushtria izraelite gjatë luftës, por kjo nuk i ndaloi avionët luftarakë izraelitë të sulmonin vazhdimisht al-Mawasin, duke shkaktuar viktima.

Aty pranë, në qytetin Abasan në lindje të Khan Younis, një familje prej gjashtë anëtarësh u vra teksa po largohej nga bombardimet izraelite.

Automjeti i tyre u godit drejtpërdrejt nga një sulm ajror, duke vrarë të gjashtë personat, raportuan korrespondentët e Al Jazeera në terren.

Gjithashtu në Khan Younis në jug, një familje tjetër mbeti e tronditur dhe e pikëlluar pasi dy fëmijët e tyre të vegjël u vranë nga bombardimet izraelite.

Lajmin e bëri të ditur Heba al-Hindi, tezja e fëmijëve, në Facebook.

“Të dashur fëmijë, Zoti ju mëshiroftë dhe i dhëntë durim nënës dhe babait tuaj”, shkroi ajo duke vajtuar Bisanin dhe vëllain e saj Ajman.

“Fëmijët e mi vdiqën të uritur”

Një video nga Khan Younis, e verifikuar nga agjencia e verifikimit të fakteve të Al Jazeera-s, Sanad, tregoi një grua palestineze duke shpërthyer në lot ndërsa u jepte lamtumirën fëmijëve dhe burrit të saj.

“Fëmijët e mi vdiqën të uritur, betohem në Zot që nuk gjetën ushqim për syfyr, vajza ime vdiq duke agjëruar pa syfyr”, tha gruaja, duke iu referuar vaktit të ngrënë para agimit gjatë muajit musliman të Ramazanit.

Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ajo i tha: “Unë jam një nënë me zemër të thyer, Zoti ta djegë zemrën për fëmijët e tu”.

Familja gjen trupin pas orësh kërkimi

Në Jabalia në veri, familjet u detyruan të kërkonin me orë të tëra për të gjetur eshtrat e një të dashuri, i cili u vra brutalisht nga shpërthimi shkatërrues i një bombe izraelite.

Pamjet e tmerrshme të verifikuara nga Al Jazeera treguan ndërtesa të shkatërruara, një krater të madh të lënë nga bomba dhe pjesë të një trupi të gjetura të shpërndara në një pemë.

Jabalia dhe kampi i saj i refugjatëve i janë nënshtruar disa prej sulmeve më shkatërruese izraelite që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor 2023.

Në javët para armëpushimit me Hamasin më 19 janar, i cili u shkel përsëri nga Izraeli, pjesa më e madhe e Jabalias u shkatërrua.

Ushtria izraelite ka vrarë të paktën 48,577 palestinezë dhe ka plagosur 112,041 të tjerë që nga fillimi i luftës. Mijëra të tjerë janë të zhdukur ose nën rrënoja dhe supozohen të vdekur, duke e çuar totalin në mbi 61,000 të vdekur. /Tesheshi.com/

Tags: Lajme nga Gaza

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?
Lindja e Mesme

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025
Next Post
Delfinët që “mirëpritën” në Tokë astronautët e NASA-s…

Delfinët që "mirëpritën" në Tokë astronautët e NASA-s…

Goditje e madhe për Musk: parandalohet mbyllja e USAID-it

Goditje e madhe për Musk: parandalohet mbyllja e USAID-it

Rama: Ku ishte ti Altin…”

Rama: Ku ishte ti Altin…”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni