Imazhet e një fëmije në rajonin e Dohuk të Irak-ut, që kishte improvizuar me qese plastike fanellën e Messi-t, preku shumë njerëz anë e mbanë botës.
Pas shumë kërkimeve dhe njoftimeve në rrjetet sociale, më në fund disa persona kanë rënë në gjurmë të djaloshit, i cili quhej Homid. Bashkëpunëtorët e Messi-t arritën të gjejnë djalin dhe t’i dhurojnë një fanellë të vërtetë të futbollistit të famshëm.
Gjatë një interviste për një medium lokal, Homid, ishte shprehur tejet e i lumtur që më në fund ka një fanellë të vërtetë të lojtarit të preferuar.“Lionel Messi, është një futbollist i shkëlqyer më pëlqen jashtëzakonisht”, u shpreh Homid.
Ndiqeni videon:
https://www.youtube.com/watch?v=6sdKZqtGM6A
/tesheshi.com/