Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fatos Klosi: ja e vërteta e 20 familjeve mafioze në Shqipëri të lidhura me politikën…

by te Sheshi
03/10/2017
in Intervista, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Fatos Klosi: ja e vërteta e 20 familjeve mafioze në Shqipëri të lidhura me politikën…

“Në Shqipëri ka familje që janë të lidhur me krimin që bën politikë, por nuk kanë ngjashmëri me familjet mafioze në SHBA”.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka konfirmuar deklaratat e forta të ambasadorit amerikan, Donald Lu, për 20 familje mafioze që kontrollojnë krimin në Shqipëri. Nisur nga dinamika e larjeve të hesapeve, Klosi pohoi se që as nuk vihet në diskutim që në Shqipëri ka familje që janë të lidhura me krimin që bën politikë.

Por, ish-kreu i SHISH, në një intervistë për shqiptarja.com, theksoi se këto familje nuk kanë ngjashmëri me familjet mafioze italo-amerikane, të cilat kanë vepruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që kanë pasur një trashëgimi. Sipas tij, familjet mafioze nuk ekzistojnë në kuptim klasik të fjalës në Shqipëri, por janë organizuar si shoqëri apo grupime kriminale.

-Z. Klosi, ambasadori amerikan, Donald Lu, befasoi dje teksa foli për 20 familje mafioze, të cilat kontrollojnë operacionet kriminale në Shqipëri. Sipas jush, a ka familje mafioze në Shqipëri në kuptim klasik të fjalës?

Derisa ka vendosur për t’u futur në jetën e shoqërisë shqiptare, duke bërë të tilla deklarata, mirë është që ambasadori amerikan të mos e lërë me kaq, por të tregojë se çfarë di për familjet mafioze në Shqipëri, nëse u beson institucioneve aktuale. Nëse e ka fjalën për familjet mafioze që drejtojnë krimin në aspektin ekonomik në lidhje me politikën apo për familje me aktivitetet të tjera kriminale.

Nuk e dimë se për çfarë familjesh e ka fjalën ambasadori. Që në Shqipëri ka familje që janë të lidhur me krimin, kjo as që vihet në diskutim. Sigurisht që ka. Një tregues i rëndësishëm është se po ndodhin vrasje për ditë. Ka larje hesapesh. Këto janë veprime mafioze, për interesa të ndryshme. Këtë lloj lufte me njëri-tjetrin sigurisht që e bëjnë mafiozet, nuk mund ta bëjnë hajdutët e xhepave. E bën krimi i organizuar. Krimi që kanë një histori. Krimi që bën politikë.

-Si janë të organizuara familjet mafioze në Shqipëri? A mund të krijohen familje të tilla në një hark kohor prej 27 vitesh? E kam fjalën për familje biologjike mafioze, që kanë një histori.

Së pari, nuk kanë ngjashmëri me familjet mafioze italo-amerikane, të cilat kanë vepruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka kondita të tjera, mjedis tjetër dhe kohë tjetër. Faktori kohë nuk është kusht në Shqipëri. Familjet mafioze mund të organizohen dhe të veprojnë edhe për dy-tre vjet. Pra, edhe pse kemi 27 vjet pluralizëm, koha nuk është përcaktuese sepse këtu organizohen ndryshe. Ne kemi parë filmat. Nëse u referohemi filmave të Hollivudit, që flasin për familje mafioze me histori, sigurisht që nuk ka kohë. Ashtu siç i kemi parë nëpër filma, nuk ka kohë, pasi duhen breza për t’u shndërruar në një familje biologjike të mirëfilltë mafioze.

Por, në filma futen elementë të fantazisë, për të krijuar emocione dhe përshtypje. Historia nëpërmjet Hollivudit është tjetër gjë. Nuk ka lidhje me Shqipërinë. Por, nuk është aspak për t’u çuditur që janë krijuar grupime të tilla. Sa i takon termit, nuk janë familje në kuptim klasik të fjalës, por janë shoqëri kriminale, grupime etj., pra jo në kuptim biologjik. Gjithsesi, ambasadori amerikan Donald Lu mund të thotë më konkretisht se për çfarë familjesh e ka fjalën.

-Ditët e fundit është konstatuar një lëkundje sa i takon zbatimit të Vetingut. A janë këto deklarata një formë presioni për ta çuar përpara këtë proces? A është kjo mënyra e duhur për të shtuar presion?

Për mendimin tim, përpara se të bëjnë këto deklarata, ambasadorët duhet të përpiqen, duhet të ushtrojnë presion që ligji i Vetingut të zbatohet në Shqipëri. Ambasadorët kanë bërë vërtetë presion mbi politikën shqiptare. Kjo u aprovuar edhe me vendimin e rëndësishëm të Parlamentit, i cili miratoi me 140 vota ndryshimet Kushtetuese, duke i hapur rrugë Reformës në Drejtësi. Le ta çojnë këtë punë deri në fund, pa bërë deklarata të tilla, pasi duket sikur ka lëkundje për çështjen e Vetingut. Më tej të ngulin këmbë që të gjitha institucionet e reja të drejtësisë shqiptare të tregojnë se sa familjes mafioze veprojnë në Shqipëri, si janë organizuar, ku veprojnë etj. Mua më duken deklarata disi të nxituara, por ndoshta ata kanë një plan që puna për zbatimin e Reformës në Drejtësi të vazhdojë me ritmin që nisi.

-Si vlerësoni ecurinë e zbatimit të ligjit për informimin mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit? Keni paralajmëruar disa herë se nuk prisni asnjë surprizë nga hapja e dosjeve.

Nuk ka më kush interes nga dosjet, përveç atyre që janë prekur ose të afërmit e tyre, për t’i parë për kuriozitet, jo për ndonjë gjë tjetër. Në shoqërinë shqiptare dosjet nuk kanë më asnjë lloj influence. Kanë kaluar 27 vjet nga ai sistem. Shumica e atyre njerëzve që preken nga dosjet sot nuk janë më. Dosjet kanë një karakter historik, ndaj le t’i shikojnë historianët dhe studiuesit. Le t’i nxjerrin ata konkluzionet. /tesheshi.com/

Related Posts

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”
Kulturë

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!
Lindja e Mesme

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
Next Post
Kundërshtari i Putinit dënohet me 20 ditë burg: vendimi dhuratë për ditëlindjen e …

Kundërshtari i Putinit dënohet me 20 ditë burg: vendimi dhuratë për ditëlindjen e …

Atentati i së dielës në Vlorë, zbardhen detaje të reja: ja dëshmia e të plagosurit dhe pistat e hetimit

Atentati i së dielës në Vlorë, zbardhen detaje të reja: ja dëshmia e të plagosurit dhe pistat e hetimit

Multimilioneri që shkaktoi masakrën e Las Vegasit: detaje nga jeta e 64-vjeçarit që u kthye në vrasës…

Multimilioneri që shkaktoi masakrën e Las Vegasit: detaje nga jeta e 64-vjeçarit që u kthye në vrasës…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni