Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Faton Topalli i Vetëvendosje-s: Hashim Thaçi, gjarpër që kërkon të kafshojë; po kërkon luftë civile

by te Sheshi
19/02/2016
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 7 mins read
A A
Faton Topalli i Vetëvendosje-s: Hashim Thaçi, gjarpër që kërkon të kafshojë; po kërkon luftë civile

Opozita kosovare ka lënë pas një protestë model, si për nga masiviteti e si për nga etika. Asnjë incident, asnjë xham i thyer, asnjë shkop policor mbi trupa protestuesish e asnjë gur nga këta të fundit drejt tyre. Dhe besoj ndërkombëtarët, ata që e kanë “dhunën opozitare” në majë të gjuhës duhet të jenë shumë të kënaqur. Po vërtet, a është opozita, posaçërisht Vetëvdendosje në një linjë me ndërkombëtarët në Kosovë?! “Po!” thotë deputeti i VV-së, Faton Topalli. Por ai rezervon dhe një befasi tjetër nën komentet e tij gjatë intervistës së mëposhtme, atë që Hashim Thaçi ka dashur të provokojë një luftë civile, ai që sipas Topallit është një gjarpër nën një lëkurë demokrati….

Intervistoi: Blendi Gashi

Z. Topalli, sapo keni lënë pas një protestë, e cila nuk shënoi asnjë incident. Besoj që duhet të jeni investuar fuqishëm që gjithçka të kalojë e qetë, apo jo? Dhe a është kjo një mbyllje goje për ndërkombëtarët, që në çdo koment të tyre ju identifikojnë me dhunën?

Protesta kaloi pa incidente dhe kjo është diçka e mirë. Ne jemi angazhuar shumë që kjo të shkojë në mënyrën që shkoi. Këtë e kemi kërkuar në të gjitha takimet me qytetarë dhe kemi angazhuar më shumë kujdestarë për një mirvajtje të suksesshme të protestës.  Dhe me këtëe angazhim nuk kemi pasur si qëllim që t’u mbyllim gojën ndërkombëtarëve, por të realizojmë një synim që kemi pasur si subjekte politike.

Dhe fatmirësisht qëllimin ja kemi arritur. Mendoj që pushteti ka qenë shumë më shumë i interesuar që protesta të jetë e dhunshme. Kjo shihet më së miri nga deklaratat e djeshme të Mustafës dhe Thaçit, të cilët injoruan atë, ndërsa zëvendëskryeministri bëri haptas ftesë për gjykderdhje. Kjo tregon sa larg mund të shkojë lufta për pushtet e qeverisë.

Edhe arrestimi i një varg aktivistësh para protestës shkon në këtë drejtim. Mendoj që qëllimi i qeverisë ishte të provokonte dhunë. Ata ishin qeveritarët më të butë në shprehje, por të dhunshëm në veprime. Ata arrestuan në mëngjes sekretarin organizativ të Vetëvendosje-s Dardan Molliqajn, ndërsa mbajnë në burg një varg aktivistësh të tjerë duke përfshirë këtu edhe kryetarin e grupit parlamentar, Glauk Konjufca; zëdhënësin Frashër Krasniqi; e për disa muaj me radhë aktivistin Trim Gashi dhe Besnik Zeqirajn, si dhe shumë aktivistë të tjerë. Pra, pushteti ka humbur besimin e qytetarëve, por edhe toruan për shkak të situatës së palakmueshme për të.

Le të rrijmë pak tek ndërkombëtarët. A shpresoni që në raport me ta do të ndodhë precedent i UÇK-së: u etiketuan fillimisht negativisht, por më pas u pranuan në kauzën e tyre deri dhe në partneritet?

Jo që mund të ndodhë, por do të ndodhë gjithsesi kështu. Mendoj që ne si Vetëvendosje dhe si opozitë, në shumë çështje pajtohemi me ndërkombëtarët. Kemi shumë tema të përbashkëta që i ngrisim bashkë vite me radhë, si kapja e shtetit, krimi i organizuar, ndikimi i politikës tek gjyqësori, korrupsioni e kështu me radhë.

Këto janë të përbashkëtat që ne i kemi theksuar vazhdimisht dhe që Bashkimi Evropian i ka shtruar gjithnjë në raportet e progresit. Tani e kanë fjalën qytetarët. Ata po tregojnë çdo ditë e më shumë se janë të pakënaqur me këtë qeverisje dhe kërkojnë që kjo mënyrë e të drejtuarit të vendit të ndryshojë.

Duket sikur në kauzën tuaj anti-“Zajednicë” (Demarkacioni ka një tjetër specifikë), nuk përfillni realpolitikën, ose më saktë kontekstin e ca zhvillimeve që janë dhe rajonale e europiane, çka lind pikëpyetje të mëdha se si do vepronit ju po të ishit në pushtet. A është vërtet kështu?

Lidhur me Demarkacionin, qeveria ka lëshuar pe dhe është e gatshme që kjo çështje të shtrohet edhe një herë në tavolinë. Sa i përket ‘Zajednicës’, Gjykata Kushtetuese e ka dhënë mendimin e saj. Ajo e shpall të vdekur këtë marrëveshje dhe dëshmon se ajo vjen në kundërshtim me Kushtetutën në 23 nene të saj. Megjithatë, qeveria nuk po heq dorë. Kjo është për ne e papranueshme.

Ata që shkelin Kushtetutën e vendit, ata që bëjnë marrëveshje të dëmshme, ata që për më pak se dy muaj të qeverisjes së tyre ia kanë arritur t’i largojnë nga vendi rreth 100 mijë qytetarë, nuk kanë se çfarë të lypin në qeverisje. Faktori ndërkombëtar ka mirëkuptim kur është fjala për respektimin e ligjit. Kushtetuta është ligj bazik, marrëveshje e gjërë shoqërore. Ajo duhet të respektohet edhe nga qeveria. Kur kjo nuk ndodh qeveria duhet të ikë. Kështu veprohet në BE, kështu veprohet edhe në SHBA.

Sistemi politik ku ju veproni, gjithsesi ka rregullat e veta të lojës. A mos vallë VV po i sfidon deri diku këto rregulla loje? Sepse, nëse ndodh që vërtet nuk tërhiqen firmat e hedhura në Bruskel, gjë që ka pak gjasa të ndodhë, si do veprohet më tej?

Jo, ne nuk po sfidojmë rregullat e lojës. BE dhe SHBA kanë investuar miliona euro dollarë për të na mësur se si duhet të aktivizohet shoqëria civile dhe si duhet të kontrollohen e monitorohen organet e pushtetit. Ne jemi duke bërë pikërisht këtë punë. Kemi aktivizuar shoqërinë, por kërkojmë përgjegjësi nga qeveria dhe po japim zgjidhje.

Zgjidhje janë zgjedhjet e lira. Kjo nuk është ndonjë sfidë e madhe. Le të vendos sovrani nëse e don apo e kundërshton këtë lloj qeverisjeje çfarë po e bën pushteti aktual.

Në gjykimin tuaj, përse Brukseli nuk dha vizë për Kosovën, pra nuk  e liberalizoi regjimin e vizave. Thaçi u irritua dhe ngjau sikur ishte një prerje në besë në marrëveshjen e hamendësuar: ju firmosni Asocacionin dhe Demarkacionin dhe u japim vizat… 

Siduket kështu ishte pritja e Thaçit, por kjo është një pritje shumë naive. Nuk mund t’i dërgosh 100 mijë qytetarq drejt perëndimit për shkak të mizeries ekonomike, varfërisë së lartë, papunësisë dhe kushteve të përgjithshme shumë të vështira për jetë dhe të njqjtën kohë të presësh liberalizim vizash.

E dhimbshmja në gjithë këtë histori është se me liberalizimin e vizave mendohet se qytetarët e Kosovës do të mund të punojnë jashtë vendit. Kjo është e paqëndrueshme. Liberalizimi i vizave nuk nënkupton lejet për punë. Ky nënkupton udhëtimet turistike, zyrtare, por në asnjë rast mundësinë e punësimit. Qeveria jonë nuk i ka kryer detyrat e shtëpisë dhe për pasojë ka izolimin total të qytetarëve të Kosovës karshi Perëndimit.

Thaçi dhe Mustafa deklaruan dje se nuk do të tërhiqen. Për më tepër kreu i PDK-së tha se “opozita u largua me bisht në shalë si qyqarë dhe nuk erdhën, edhe pse kësaj here kishim vendosur të mos i prisnim me kafe”. Si e shihni këtë deklaratë? Vërtet si një provokim që mund të çojë drejt luftës civile?

Kjo është një ftesë e qartë për luftë civile. Unë jam ndjerë shumë i indinjuar kur kam dëgjuar këtë deklaratë. Thaçi hoqi mantelin e demokratit dhe doli krejt lakuriq me petkun e gjarpërit, që nga frika është i gatshëm të kafshojë. Kjo është frikësuese për vendin, por në të njëjtën kohë një orientim i qartë i pushtetit se çfarë është në gjendje të bëjë kur i dridhet karriga. Unë shpresoj shumë që gjakrat të ulen, që Thaçi dhe Mustafa të reflektojnë dhe t’i japin mundësinë vendit tonë për një zgjidhje paqësore dhe demokratike dhe kjo zgjidhje do të ishte zgjedhjet e lira. Nëse PDK dhe LDK kanë mbështetje, le ta tregojnë këtë përmes zgjedhjeve. Ne do të ju bindemi votave të qytetarëve.

Kolegia juaj e partisë, Aida Dërguti, në një emision televiziv ka thënë se nëse qeveria nuk dorëhiqet, opozita mund të protestojë parreshtur dhe të qëndroj për dy javë para qeverisë. Mund të ndodh kjo së shpejti, pra opozita të zë dyert e qeverisë deri në largimin e saj?

Lidhur me këtë, është diskutuar dhe po diskutohet. Nëse pushteti Mustafa-Thaçi nuk na lenë asnjë mundësi tjetër, kjo do të ndodhë. Megjithatë, deri më tani akoma nuk është sjellë një vendim i tillë. Me rëndësi është që qytetarët po aktivizohen dhe kanë filluar të marrin më shumë përrgjegjësi përmes angazhimit politik në të cilat po kalon vendi. Ne si opozitë jemi shumë të interesuar që procesi i ndërrimit të pushtetit të kalojë pa dhimbje të mëdha dhe në rrugë demokratike.

Për herë të parë, VV po udhëheq dhe pushtet ekzekutiv. Ajo udhëheq Prishtinën. Si mendoni ju, apo krijon Shpend Ahmeti një model të mirë qeverisës, për të treguar se jo vetëm kundërshton, por dhe ndërton…

Nuk është lehtë për të qeverisur në një komunë e cila në kuptimin e ndërtimit të administratës, infrastrukturës, mungesës së planeve afatgjata është shkatërruar tërësisht. Mendoj që Shpend Ahmeti është në rrugë të duhur.  Ai po tregon që Komuna mund të planifikojë, mund të udhëhiqet pa korrupsion dhe mund të jap një kontribut të madh për të ndryshuar drejtpërsëdrejti jetën e qytetarit.

Në Prishtinë ne kemi ndalur ndërtimin e egër, korrupsionin dhe po krijojmë një administratë funksionale. Ndryshimi nuk mund të bëhet sot për nesër. Ai është akoma më i vështirë kur shumica e Kuvendit Komunal (PDK-LDK) në vend se të ndihmojnë kryetarin e Komunës për t’i realizuar projektet komunale, e pengojnë dhe e bllokojnë.  Lëvizja Vetëvendosje po bën në Prishtinë një qeverisje çfarë deri më sot nuk e ka bërë askush në Kosovë. /tesheshi.com/

 

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama
Politikë

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Next Post
Ish-ministri i arrestuar, Spiro Ksera: më mbajnë në burg se jam minoritar grek

Ish-ministri i arrestuar, Spiro Ksera: më mbajnë në burg se jam minoritar grek

Një ide ndryshe: krijojnë album muzikor me zhurmën e lavatriçes

Një ide ndryshe: krijojnë album muzikor me zhurmën e lavatriçes

Një kafshë e pazakontë bie në rrjetat e peshkatarëve në Patok

Një kafshë e pazakontë bie në rrjetat e peshkatarëve në Patok

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.