Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fatmir Xhafaj reagon pas akuzave: mbron veten dhe të vëllanë, ja si u mbrojt në 2010-n kur ishte në opozitë

by te Sheshi
09/05/2018
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Fatmir Xhafaj reagon pas akuzave: mbron veten dhe të vëllanë, ja si u mbrojt në 2010-n kur ishte në opozitë

Fatmir Xhafaj e ka cilësuar dosjen e publikuar nga PD-ja për të vëllanë e tij si një “histori personale dhe të vjetër, ku im vëlla para 15 vjetësh u gjend në kohën e gabuar, në vendin e gabuar”.

Por sipas tij, kjo histori nuk ka reperkursione në qeveri.

“Historia e vëllait tim nuk e implikon qeverinë time apo mua. Ajo që është më e rëndësishmes është se kjo qeveri nuk i garanton imunitet nga shkelja e ligjit askujt, as mua”.

PD paketoi si zbulim të ri një çështje të ndodhur në vitin 2002, e cila sillet në vëmendje të publikut. Kundërshtarët politik nuk luftojnë dot me argumente, por me baltë.

Vendimi i gjykatës italiane është lehtësisht i gjetshëm edhe online. i publikuar dhe stërpublikuar ka dalë sot si e vetmja mënyrë kundërshtie ndaj meje si ministër i brendshëm.

Duket e thjesht, por nuk kam mundur të kuptoj se cili është problemi im në lidhje me çfarë bën apo ka bërë para 15 vitesh im vëlla.

Në raport me këtë çështje as kam pasur dhe as kam për të ndikuar mbi të.

Në asnjë rast as qeveria e tyre dhe asnjë pasardhëse nuk janë kontaktuar nga autoritetet e një vendi tjetër mbi këtë çështje.

Në lidhje me këto akuza, kam dhënë sqarime edhe në 2002, 2005, 2010 dhe 2017. Gjithkush mund të gjejë qëndrimin në këto çështje.

Historia e vëllait tim nuk e implikon qeverinë time apo mua. Ajo që është më e rëndësishmes është se kjo qeveri nuk i garanton imunitet nga shkelja e ligjit askush as mua”, tha Xhafaj.

Ndërkaq, ministria e Brendshëm ka sjellë fjalimet e XHafajt në vitin 2010 dhe në vitin 2017, pra para një viti për këtë ccështje.

Më poshtë po japim  të plotë fjalimin e Xhafajt në vitin 2010, atëherë kur ishte deputet i opozitës dhe kryeministër ishte Sali Berisha.

Të nderuar kolegë,

Kam dalë këtu sot në respekt të integritetit tim politik, moral dhe të familjes sime, në respekt të mandatit politik që gëzoj, në respekt të së vërtetës dhe të qytetarit. Sali Berisha, në përpjekjen për të devijuar të vërtetën, thelbin e debatit për korrupsionin e tij, ringriti këto kohë një akuzë të vjetër ndaj meje. Hapi një histori dhimbjeje, të gati 10 vjetëve më parë, të familjes sime.

Po. Vëllai im i vogël, rreth 10 vjet më parë, atëherë kur ishte rreth të 20-ve, ende adoleshent, emigrant, ka pasur një histori fatkeqe me ligjin. U gjet në vendin e gabuar, në momentin e gabuar dhe në një marrëdhënie rastësore me njerëz të gabuar. Një gabim dhe faj, për të cilin i vuajti pasojat ligjore dhe shpirtërore dhe, fatkeqësisht, vazhdon t’i vuajë ende. Historia e tij vetjake ishte dhe mbetet rekordi i vetëm negativ i tij përballë ligjit. Rasti i vetëm në familjen dhe farefisin tim të gjerë. Ishte një fatkeqësi, një dhimbje e madhe për të gjithë ne.

Ishte dhe është një haraç, i cili nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me detyrat shtetërore dhe partiake që unë kam mbajtur dhe mbaj. Është fakt i njohur që, qysh në momentin e parë që e kam mësuar, për shkak të moralit tim politik dhe për hir të dinjitetit, më datën 20 mars 2002 i kam paraqitur dorëheqjen me shkrim Kryeministrit të kohës nga pozicioni i ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, një dorëheqje e dhënë, me sfond tërësisht moral, e cila nuk u pranua.

Nuk më ka munguar kurrë kuraja të përgjigjem edhe publikisht, sa herë që jam pyetur. Në atë kohë kam bërë deklaratë publike për të sqaruar atë ngjarje të hidhur. Pas kësaj ngjarjeje kam konkurruar dhe fituar në zgjedhjet e përgjithshme në sistem maxhoritar. Edhe pse ju e keni pasur këtë fakt lajtmotiv kryesor të një fushate agresive për të më sulmuar politikisht, qytetarë më votuan dhe më respektuan për vlerat e mia politike dhe morale, për raportin tim me ligjin, për marrëdhënien time të pandryshuar me të vërtetën dhe me zgjedhësin.

Ju më pyesni mua nëse e kam ndihmuar vëllanë tim. Ju kam thënë dje dhe ju them edhe sot pa asnjë mëdyshje. po, sigurisht që po! Reflektova edhe përgjegjësinë time. Përgjegjësinë e vëllait të madh, që nuk i qëndroi pranë në atë kohë problematike të pas vitit ‘97. E kam ndihmuar të reflektojë për ngjarjen dhe, më kryesorja, e kam ndihmuar t’i kthehet jetës normale. Që nga muaji maj i vitit 2002, kur është rikthyer në Shqipëri, dhe deri më sot, vëllai im është familjar, baba i dy fëmijëve. Ka kryer ditën arsimin e lartë, ka një jetë normale dhe pa asnjë lloj rekordi negativ përballë ligjit.

Natyrisht, unë nuk bëj pjesë tek ajo racë që mohon gjakun dhe familjen e saj. Ato nuk janë zgjedhje të miat, por të Zotit. Unë i pranoj siç janë, me të mirat dhe me të këqijat e tyre. Miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët i zgjedh vetë. Për ata mbaj përgjegjësi politike.

Më tregoni qoftë edhe një rast të vetëm të një zgjedhjeje të gabuar në raport me ligjin. Nuk ka asnjë rast të tillë. Nuk kam asnjë pendesë për këto zgjedhje. Jam tërësisht i qartë për motivet që e shtynë Sali Berishën, këtë detektiv të dëshpëruar, me tokën dhe pushtetin që po i lëviz nën këmbë, të bëjë këtë sulm politik pa asnjë bazë morale.

Sali Berisha nuk mund të gjejë qoftë edhe një firmë të vetme të hedhur nga unë në detyrat shtetërore që kam pasur, për shkak të së cilës të kem përfituar 10 qindarka, një metër katror apo çfarëdolloj të mire tjetër materiale, të cilido nga familjarët dhe të afërmit e mi. Rreth 7 vjet më parë i kam bërë një sfidë publike Sali Berishës në opozitë. E risfidoj përsëri publikisht Sali Berishën, tashmë në pushtet se, në rast se gjen qoftë edhe një firmë të tillë, unë e dorëzoj mandatin e deputetit dhe largohem përfundimisht nga politika.

Për këtë unë mbaj përgjegjësi politike dhe jam i gatshëm të përballem me cilindo. Në të kundërt, Sali Berisha le të pranojë një gënjeshtër më shumë në biografinë e tij prej mashtruesi publik, ordiner.

 Sot, në këtë ditë të së vërtetës, i drejtohem Sali Berishës, duke i thënë një fjalë të vetme: Zoti mos e dhëntë që ai të provojë te fëmijët, nipërit dhe mbesat e tij qoftë dhe gjysmën e dhembjes që ka provuar familja ime për shkak të tij! Zoti e ndihmoftë, sepse Zoti nuk harron!

Unë bëj pjesë tek ata që besojnë fort se një ditë gjithkush paguan dhe duhet të paguajë për ligësinë e tij. Ka një llogari që mbyllet gjithmonë në këtë jetë, ashtu siç ka një shpërblesë me mirënjohje për cilindo, për të mirat që bën dhe gëzimet që fal.

*faqja 53 e procesverbalit – Seanca e datës 07.10.2010, e enjte

/tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Ftesa dhe më pas anulimi nga Kuvendi i Serbisë për deputetët e Kosovës: ja pse Shesheli është fajtori

Ftesa dhe më pas anulimi nga Kuvendi i Serbisë për deputetët e Kosovës: ja pse Shesheli është fajtori

Fitore e habitshme e opozitës në Malajzi: 92-vjeçari Mahathir Mohammed rikthehet në pushtet

Fitore e habitshme e opozitës në Malajzi: 92-vjeçari Mahathir Mohammed rikthehet në pushtet

Llahtar në Hawaii: si llava vullkanike e shkrin një automjet të parkuar në rrugë (video)

Llahtar në Hawaii: si llava vullkanike e shkrin një automjet të parkuar në rrugë (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni