Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fatmir Limaj (komandant “Çeliku”) dëshmoi pastërtinë e luftës së UÇK-së; por pse heshti Hashim Thaçi (komandant “gjarpri”)?!

by Te Sheshi
17/05/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Fatmir Limaj (komandant “Çeliku”) dëshmoi pastërtinë e luftës së UÇK-së; por pse heshti Hashim Thaçi (komandant “gjarpri”)?!

Nga Blendi Gashi

Gjykata ndërkombëtare  e Hagës më 30 nëntor të vitit 2005 shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn apo siç njihej në luftë me nofkën komandant “Çeliku”, i cili akuzohej për krime lufte.

Menjëherë pas lajmit për lirimin e Limajt, rrugët e Prishtinës por jo vetëm, në natën e 1 dhjetorit të 2005-tës u vërshuan nga qytetarë që festonin lirimin e tij.

Limaj më 2005 nuk u prit ngrohtësisht vetëm nga qytetarët, por edhe nga shokët e tij të atëhershëm të partisë.
Hashim Thaçi, kryetari i PDK-së e priti i pari Limajn me buzëqeshje dhe përqafime duke shprehur kështu gëzimin për lirimin e shokut të luftës.

Një gjë të tillë e bënë edhe shumë figura të partisë si Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Ramë Buja, Arsim Bajrami e shumë e shumë të tjerë.

Të gjitha partitë dhe institucionet e vendit përshëndetën lirimin e Limajt, ku mesazhet e tyre përshëndetëse i dhanë edhe ish-Presidenti Ibrahim Rugova dhe ish-Kryeministri Bajram Kosumi.

11-vjet më pas gjithçka ka ndryshuar; Thaçi nuk i gëzohet vendimit për Limajn

Por, 11-vjet më pas gjithçka ka ndryshuar. Nuk ekziston më miqësia mes Limajt e Thaçit, nuk e kapin më njëri-tjetrin për qafe. Tashmë janë “armiq” të mëdhenj sa që raportohet se nuk flasin mes tyre.

Fatmir Limaj, aktualisht kryetar i NISMA për Kosovën, para tre ditësh u shpall përfundimisht i pafajshëm nga Gjykata e Apelit për “Kleçkën”, pasi akuzohej për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër robërve të luftës. Por pafajësia e tij për dallim nga 2005-a këtë herë nuk është përshëndetur nga drejtuesit më të lartë të shtetit dhe shokët e luftës.

Asnjë fjalë nuk ka thënë presidenti Hashim Thaçi, dikur miku më i ngushtë i Limajt. Ish-kreu i PDK-së, që për asnjë moment nuk i shkoqitej nga këmbët Limajt më 2005-ën, tani me heshtjen e tij tregon arrogancë por edhe atë se 11-vite më parë paska ngarendur pas Limajt për të fituar poema politik e jo për të duartrokitur për pastërtinë e luftës së UÇK-së.

Asnjë fjalë nuk e thotë as kryeministri Mustafa

Rrugën eThaçit e ka ndjekur edhe kryeministri Isa Mustafa. Qeveria e Kosovës, e cila dërgon kumtesa të ndryshme urimi edhe për raste më të vogla, nuk e ka parë të rrugës ta bëj një gjë të tillë edhe për shpalljen e pafajësisë së Limajt.

Qeveria është dashur gjithsesi të lëshojë një kumtesë, pasi me shpalljen e Limat i pafajshëm është dëshmuar edhe lufta e drejtë e UÇK-së. Por, ndoshta Isa Mustafa nuk mërzitet për këtë çështje, pasi ai personalisht nuk ka qenë pjesëtarë i UÇK-së.

Për dallim nga Thaçi e Mustafa, kryekuvendari Veseli përshëndet vendimin

Ndërsa presidenti Thaçi e kryeministri Mustafa kanë zgjedhur heshtjen, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin “Kleçka”.

Veseli, ka thënë se ky vendim dëshmon edhe njëherë se lufta ishte e pastër dhe e drejtë.

PDK-ja, LDK-ja e VV-ja nuk shprehin gëzimin për pafajësinë e Limajt, e vetmja AAK-ja

As partitë në pushtet PDK-ja dhe LDK-ja nuk kanë përshëndetur vendimin për pafajësinë e Limajt.

Këto parti që qeverisin me vendin nuk u munduan të paktën përmes një kumtese të shprehin “gëzimin” e tyre për vendimin e Gjykatës së Apelit për “Kleçkën”.

Ndërsa PDK, siç theksuam më lartë, në vitin 2005 lëshoi kumtesë për media, të cilën e nënshkroi kryetari i atëhershëm Thaçi, ku përshëndetej lirimi i Limajt nga Haga dhe përmes kësaj, pastërtia e Luftës çlirimtare, një kumtesë e tillë nuk është lëshuar pas vendimit përfundimtar për pafajësinë e Limajt.

Edhe shokët e Limajt, zyrtarë të lartë të PDK-së, si Adem Grabovci, Arsim Bajrami etj, të cilët më 2005 i ishin gëzuar tej mase gjykimit të Hagës, për lirimin e Limajt, 11 vjet pas nuk e kanë parë të rrugës që të shprehin të njëjtin gëzim.

PDK-së e LDK-së aleate këtë herë i është bërë edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila po ashtu nuk ka thënë asnjë fjalë pas vendimit për pafajësinë e Limajt edhe pse me partinë NISMA “bashkëjetuan” shtatë muaj kundër qeverisë “Mustafa”.

E vetmja parti parlamentare që është deklaruar për pafajësinë e Limajt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt. Kjo parti përmes një kumtese se vendimi për Limajn është dëshmi për luftën e pastër të UÇK-së

“AAK, vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit, që Fatmir Limaj dhe të tjerët, të shpallën të pafajshëm nga akuzat për krime lufte në rastin Kleçka, është një dëshmi e fortë se lufta e UÇK-së, ka qenë e pastër. Përballja e Limaj me drejtësinë në disa raste ndërkaq, flet për kulturën tonë si individ e si popull, por edhe për Limajn, se përballja me drejtësinë, është drejtësi në vete. Saga e Limajt me drejtësinë, ishte e gjatë dhe e mundimshme, por pafajësia e tij është më e vlefshme se çdo gjë tjetër”, thuhet në kumtesën e AAK-së.

naitNait Hasani deputeti i vetëm i PDK-së që i gëzohet vendimit për Limajn

I vetmi që ka përshëndetur pafajësinë e Limajt nga deputetët e PDK-së është Nait Hasani, i cili ka shprehur urime jo vetëm Fatmirin por për tërë ish pjesëtarët e UÇK-së.

“Shpallja i pafajshëm i Fatmir Limajt – komandant “Çelikut” nga akuzat për krime lufte të UÇK-së nga Gjykata e EULEX-it tregon edhe njëherë pastërtinë e luftës tonë të drejtë, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri dhe çlirim nga pushtimi kolonial i Serbisë. Urime Fatmir ! Urime UÇK !”, ka shkruar Hasani në profilin e tij në Facebook.

Jakup Krasniqi: A thua pse pushtetarët kanë zgjedhur heshtjen?!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqit aspak nuk i ka pëlqyer heshtja e drejtuesve të shtetit pas vendimit të Apelit për ta shpallur përfundimisht të pafajshëm Fatmir Limajn.

Krasniqi ka thënë se lajmi i shpalljes i pafajshëm i Fatmir Limajt është një lajm vërtet i mirë me drejtësinë në Kosovë goxha të lënduar.

“Lirimi i Fatmirit dhe i gjithë të tjerëve nga Gjykata e Apelit, pas dy shpalljeve i pa fajshëm nga Gjykata e shkallës së parë, pas disa përpjekjeve politike për të gjetur fajësi, vërtetë është lajm i mirë, jo vetëm për të akuzuarit, por edhe drejtësinë tonë goxha të lënduar”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se në një rast të tillë, urimi ju shkon dhe ju shkon shumë familjarëve që për vite jetuan nën ankthin e frikës, frikë që nuk i lejonte ta gëzonin lirinë e fituar me sakrifica të shumta.

“Është lajm i mirë për bashkëluftëtarët e bashkëkombësit. Pse jo është lajmë i mirë edhe për pushtetarët! Po këta të fundit e kanë zgjedhur heshtjen?! A thua pse? Ata kur bëhen ndjekje spektakolare, vrapojnë ta mbështesin “sundimin e ligjit”?! Shumë, shumë mirë! Po, pse nuk e mbështesin verdiktin e gjyqësorit, kur ai është pozitiv, si në rastin në fjalë? Megjithatë, qytetarët festuan dhe uruan!”, ka thënë Kraniqi.

f limajJa çfarë tha Limaj pas vendimit përfundimtar të Apelit

Kreu i NISMA-s pas vendimit të Gjykatës së Apelit ku e shpalli përfundimisht të pafajëshëm për rastin “Kleçka” tha se për herë të pestë mori konfirmimin e drejtësisë ndërkombëtare e vendore për luftën e tij të pastër.

“Për herë të pestë edhe një herë u konfirmua pastërtia e luftës sime për liri dhe e bashkëluftëtarëve të mi ! U konfirmua dhe u vërtetua se ka qenë një luftë për mbrojtjen e mbi 80 mijë civilëve të strehuar në zonën ku vepronim ne”, tha Limaj në një konferencë për media.

Fatmir Limajn mendohet se e kanë gjykuar mbi 20 gjyqtarë ndërkombëtarë, derisa pastërtia e luftës së tij u vërtetua dy herë nga Gjykata e Hagës, dy herë nga EULEX-i si dhe së fundmi para tre ditësh përfundimisht edhe nga Gjykata e Apelit.

Ndryshe, Malisheva komunë kjo prej nga vjen Limaj ka festuar në mënyrë të veçantë vendimin e Gjykatës së Apelit.

Malishevasit në qendër të qytezës kanë ndezur fishekzjarre në nder të komandant “Çelikut” dhe për bashkëluftëtarët e tij.

Përveç fishekzjarrëve në qendër të qytetit, kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka organizuar një festë duke shtruar darkë për malishevasit e shumtë dhe deputetë e anëtarë të partisë së tij për të festuar pafajësinë e tij.

Linku i pritjes së Fatmir Limajt nga qytetarët dhe drejtuesit e PDK-së në vitin 2005 pasi u shpall i pafajshëm nga Haga:

/tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Shtëpia e pazakontë në Japoni, e ndërtuar për të shijuar pleqërinë (foto)

Shtëpia e pazakontë në Japoni, e ndërtuar për të shijuar pleqërinë (foto)

Paralajmëron Agim Bahtiri: Nëse ndërrohen kufijtë e Mitrovicës, jap dorëheqjen

Paralajmëron Agim Bahtiri: Nëse ndërrohen kufijtë e Mitrovicës, jap dorëheqjen

Komisioneri Hahn ul në një tavolinë liderët e pozitës dhe opozitës kosovare

Komisioneri Hahn ul në një tavolinë liderët e pozitës dhe opozitës kosovare

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni