Një zjarr i madh ra në kuvertën 3 të një trageti pasagjerësh – Euroferry Olympia të kompanisë Grimaldi, që lundron në zonën detare pranë Igumenicës nën flamurin italian.
Deri tani nga numërimi i pasagjerëve në anijen Euro Ferry, rezultojnë 11 të humbur
Sipas raportimeve, ose ndodhen në anije dhe nuk kanë mundur të evakuohen. Por mund të jenë edhe shoferë që flenin në kabinat e kamionëve.
Me këtë traget inbarkohen shumë kamionë me targa turke, bullgare dhe shqiptare që përdorin portin e Igumenicës për Brindizi pasi çmimet e këtij trageti janë më të lirat në treg për shkak të vjetërsisë së tij dhe konkurencës mes kompanive greke dhe italiane në tregun e Adriatikut.
Së fundi raportohet se autoritetet greke po vijojnë përpjekjet për nxjerrjen e dy personave të bllokuar në anije,
Mediat kanë publikuar edhe pamje nga aksioni i shpëtimit të pasagjerëve që ndodheshin në bord në momentin e shpërthimit të flakëve.
Në zonën detare ku ndodhet anija e djegur po vazhdojnë monitorimin tre helikopterë. Në anije ndodheshin 290 pasagjerë prej të cilëve 21 grekë (14 pjesëtarë të ekuipazhit dhe 7 anëtarë).
Në portin e Korfuzit është ngritur një grup që po punon për identifikimin e personave të shpëtuar për të zbuluar emrat e zhdukurve. /tesheshi.com/