Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fationi: alpinisti dhe fotografi i Everestit, Kilimanxharos, dhe i gjithë bukurive shqiptare

by te Sheshi
15/12/2015
in Intervista, Kryesore, Sociale & Shoqëri, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 5 mins read
A A
Fationi: alpinisti dhe fotografi i Everestit, Kilimanxharos, dhe i gjithë bukurive shqiptare

Nga Bardha Nergjoni

Në të përditshmen, Fation Plaku vesh bluzën e bardhë, i shërben pacientëve me shumë përkushtim aq sa askush nuk do ta besonte se në fundjavë, po ky njeri, rrezikon shumë e nuk ndalet kurrë në male, lumenj e det.

10464388_998203110240943_8899827814685691689_n

Është shpirt i lirë aventure prej 20 vjetësh dhe i pëlqen t’i provojë dhe fotografojë majat që synon, ato që shkel. Ka privilegjin që të jetë fotografi i vetëm i majave më të larta, pasi profesionistët e fotografisë nuk janë alpinistë dhe evitojnë ngjitjet e rrezikshme. Është autori i fotografive të territorit shqiptar në google earth duke i bërë reklamën e duhur bukurive të natyrës së Shqipërisë. Fotografitë e tij mbushin kopertinat e revistave ndërkombëtare duke i bërë jehonë vendit tonë me relievin e saj tërheqës.  Ka mbi 30 mijë ndjekës në facebook dhe mbi 1 milion shikues në google. Fationi ka vendosur një objektiv bashkë me një grup alpinistësh: që të ngjisë 7 maja në 7 kontinentet e botës. Deri tani ata kanë ngjitur 4 maja, përfshirë edhe Everestin, të cilin e përmbylli bashkë me alpinistë të njohur shqiptarë, në 2012-tën me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë; dhe së fundi ka dominuar Kilimanxharon. Ai ka shumë sfida, rrezikon mjaft dhe çdo javë zbret e ngjitet në natyrë nga veriu në jug e nga lindja në perëndim. I njeh shumë mirë të gjithë majëmalet, ka arritur t’i ngjisë thuajse të gjitha, dhe madje eksploron  shpesh i vetëm në sfida gjithmonë e më të rrezikshme. Sipas Fatjonit, edhe shqiptarët kanë filluar të braktisin kafenetë dhe jetën rutinë për të marrë kënaqësitë e natyrës.

Fation, ju jeni marrë me alpinizëm thuajse gjatë gjithë jetës. Çfarë do të thotë të kërkosh eksplorimin dhe aventurat?

Jam pjesëtar i shoqatës “Bjeshkatarët alpinistikë Tirana”. Bashkë me një grup alpinistësh kemi vendosur një qëllim. Projekti ynë është të ngjisim 7 majat më të larta të 7 kontinenteve. Në vitin 2012 kemi ngjitur Everestin, që konsiderohet maja më e lartë e vlerësohet i fundit për t’u ngjitur. Ne në fakt e ngjitëm të parin, rrezikuam pasi donim të vendosnim flamurin shqiptar me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.

10845745_865449620182960_1787438026880669754_o

Pas Everestit, në vitin 2013 ngjitëm Akankaguan në Amerikën Latine më pas vazhduan me majën më të lartë të Evropës, Elbrus, me lartësi 5642 metër në Kaukaz. Këtë vit ngjitëm Kilimanxharon, majën më të lartë të Afrikës. Na mbeten dhe tre maja siç është Antarktika, Alaska dhe Australia. Në fakt, Antarktika kërkon tre muaj ekspeditë dhe shumë shpenzime. Për të siguruar sponsor është goxha e vështirë. Shpresojmë që t’ja dalim sa më shpejt për të përmbyllur edhe këtë objektiv. Mendojmë që kjo sfidë për të përfunduar të 7 majat të mbarojë brenda dy viteve.

Ju njihni shumë mirë madje me emërtime, majat, shpellat gjiret detare. Mund të më thoni disa nga këtë bukuri të natyrës?

Meqë jemi në Elbasan, unë kam eksploruar pothuajse të gjithë zonën e Elbasanit. Duke filluar nga Kalaja e Tërvolit, shpellën e Kabashit, të Kecave, malin e Polisit, Valemarën, Shebenik, rrugën Egnatia. Kam ngjitur pothuajse të gjitha majat më të larta në Shqipëri. Kam ngjitur Jezercë në 2010-tën dhe ishte ngjitja e parë e imja dimërore. Është një ndër majat më të vështira, 4 netë dhe 5 ditë. Korabi, Radohima, Kollata, maja e Hekurave, në Përmet është Nëmërçka, Gramozi, Tomorri etj.

12219446_1001086576619263_7399127715976711208_n

Çfarë ju shtyn të rinisni ngjitjet edhe pse ka pasur raste kur keni rrezikuar?

Edhe pse hasim rrezik në ngjitje, rreziku është pjesë e aventurës, e asaj çfarë mua më tërheq tek sportet ekstreme ku merret parasysh vështirësia. Kjo më bën që të jem gjithmonë në eksplorim. Pres sezonin dimëror me padurim që malet ti ngjis me dëborë e akull pasi ajo më jep adrenalinë.

Shpesh kur kam pushim, eksploroj edhe vetëm. Kam ngjitur disa maja duke filluar nga Gjirokastra, kam ngjitur Nëmërçkën dhe kam zbritur në Përmet e më pas jam ngjitur në Dhëmbel e kam zbritur sërish në Gjirokastër.

Jeni jo vetëm ngjitës por dhe fotografi i majave?

Kam marrë shumë vlerësime nga miq, por edhe kam kënaqësi kur fotografitë e mia janë në revista, site madje edhe në google earth ku ka mbi 1 milion klikime. Mjafton të klikosh në një vend të caktuar e të shfaqen edhe fotot e vendeve më të bukura të kësaj zone. Besoj kjo është edhe reklama më e mirë që i bëhet Shqipërisë. Unë jam një fotograf amator por i kam bërë shumë publicitet majave, pasi fotografët profesionistë nuk mund të ndiqet si unë.

Ju quajnë të “çmendur”?

Familja ime më mbështet gjithmonë me frikë, por unë nuk rri dot pa aventura. Shoqëria më thotë se jam me fat dhe shumicës i duket e pamundur. Në udhëtimet e lehta i ftoj të gjithë e shumë ngjitje apo eksplorime i bëj me shoqërinë time.

A ka pasur zhvillim alpinizmi vitet e fundit? A po i kthehen njerëzit natyrës?

Kam 20 vjet që merrem me ecje dhe eksplorime.  Ka qenë shumë varfër më parë. Në 5-6 vitet e fundit janë hapur shumë shoqata alpinizmi dhe turizmi. Kam parë që të rritet në mënyrë intensive pjesëmarrja edhe e të rinjve. Pra, kanë filluar të rinjtë të lejnë kafet e lokalet e përditshme e të nisin eksplorimet e natyrës, trashëgimisë dhe kampingjet.

Çfarë do të sugjeronit për të gjithë ata që pëlqejnë këtë lloj sporti?

Unë do të sugjeroja të vizitohen vende që arrihen nga të gjithë, siç është gadishulli i Karaburunit, një mrekulli e natyrës, ku gërshetohen aq bukur mali dhe deti. Po kështu mos lini pa parë disa plazhe të virgjëra siç janë gjiri i Gramës, gjiri i Ariut, Shën Andreu, Dafina, gjiri i Anglezit etj., të cilat për t’i arritur, ose duhet ecur ose me skaf. Nëse shkoni në jug  sugjeroj Përmetin, ndërsa në veri mos lini pa parë Vermoshin, Thethin, Lëpushën, ishullin i Maligradit etj. Shqipëria ka një natyrë të mrekullueshme dhe të gjithë duhet ta shijojnë. /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
Basha uron për fitoren e të djathtëve në Francë: Inkurajim edhe për ne

Basha uron për fitoren e të djathtëve në Francë: Inkurajim edhe për ne

PD-ja: Rama, qeveri me ministra sekserë për të punësuar njerëzit e tyre në administratë

PD-ja: Rama, qeveri me ministra sekserë për të punësuar njerëzit e tyre në administratë

Reforma trondit prokurorinë, Lalla: po hetojmë zyrtarë që kanë vjedhur miliona euro

Reforma trondit prokurorinë, Lalla: po hetojmë zyrtarë që kanë vjedhur miliona euro

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni